Advertisements

EVOKIM NOSTALGJIK E SITUATES QË NUK E DOJA NË KOSOVË…

Jahja Kokaj


Në fillim te 80-tave kur u ketheva nga specilaizimi nje vjeçar nga Amerika, mendoja qe zgjerova horizontet e dijes per shoqerine , demokracine dhe ardhmerin fatlume te begateshme.
E shihja si te pa deshirueshem e te pa ditur shefin e Katedres apo rektorin , e nuk e dija se do te vjen koha qe doktor shkencash do te behet ai qe veshtire din shkrim e lexim , por qe do ta degradoje universitetin, shkollen dhe ardhemrine e nxenesve dhe atdheut.
E shihja nje surrate politike ne ekran si injurant qe ka shtepi luksoze, e nuk e dija qe do te vjen koha qe ai quni apo goca me qorape te grisura te leshta, do te vjen ne qytet me nje thes najlloni dhe do te behet multi milioner, sundim-tar ( tare) , jo duke mesuar por duke arrite shkathesi te kohes se turbullirave, per uzurpime, arrogance dhe degradim universal te shoqerise dhe natyres Kosovare.
E shihja nje student apo nxenes qe mendoja qe nuk po angazhohet, nuk e dija qe do te vjen koha qe ai qe kishte te renditura notat e dobeta ( e jo I shkelqyeshmi!) do te udhehqe me neve dhe na dhunon per cdo dite e moment, intelektualisht ne shum kanale televizive me “ders” politik dhe fuqi te tij ( saj) politike, meqe biografia e tij ( saj) permbane vetem se vakum intelektual apo te mencurise.

E shihja nje te admiruar-bashkepuntore te Serbise, qe e quanim spijun, me privilegja pertej atyre qe kisha, nuk e merrja me mend qe ai do te flase nje dite per patriotizem, do te arrije te sqaroje sot se si nuk po na cungohet-tkurret teritori, me fraziologji te ngjajshme kur thonin njerezit e partise “ nuk po humbim asgja” kur na u muar kushtetuta dhe autonomia. Nuk e dija qe ata dhe bijete e tyre do te jene te fuqishmit politik.

E endrroja nje dite qe edhe me pushke ti dalim zot atdheut dhe lirise, duke u liruar nga Serbia, per kete edhe isha pjese e UCK-se, por menihare perjetova nje mjegulli te konfrontimit te tri qellimeve qe do te rezultonin ne qellimin mesatar qe do ti konvenoje sunduesit, qellimeve qe tani po i realizon. Ishte e pa paramendushme qe gjakun qe e shihja duke e dhene rinia e jone per idealet e tyre per liri, do te harrohet, materializohet ne menyre qesharake me luftetare te rrejshem dhe se atdheu do te perfundoje I tkurrur dhe I nguflatur administrativisht me kethetra te serbise.
MESIMI qe nxorem: Te jemi vigjilent ne mendimet dhe vendimet tona. Te na prijne njerezit e mencur dhe me ideale te verteta patriotike. Mencuria apo uretia duhet te jete jo vetem pertej, te pakten nje hap, qellimeve te Serbise gllaberuese, por edhe qellimeve nderkombetare me te cilat gjithesesi duhet te jemi te harmonizuar dhe rezonuar. Intelektualet qe duan atdheun dhe te verteten, me teper se xhepat e tyre ,kudo qe jane, mos te pertojne te “ndyhen” ne politike e cila ka fuqi magjike qe formeson ardhmerine e nje kombi.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close