Advertisements

Gënjeshtrat serbe për Kosovën dhe shqiptarët

Shkruan Fahri Xharra

“Perandori bizantin Jovan Kantakuzeni (1292-1383), gjatё luftёs të njëkohshme kundёr mbёshtetёsve tё Jovanit V (trashёgimtari i ligjshëm i fronit tё Perandorisё Bizantine) dhe sundimtarëve serbë, bullgarë e franko-latinë, kёrkoi mё shumё se njё herё ndihmёn e Orhanit, sulltanit tё otomanёve. Një aleancё politike kjo, qё u shndёrrua nё njё miqёsi familjare mbas martesёs tё bijёs sё Kantakuzenit me Orhanin. Kronikat turke, pёrshkruajnё hollësisht edhe vёndet ku dy familjet perandorake, ajo e Kantakuzenit dhe Orhanit, kalonin pushimet sё bashku. Por, qё ndihma ushtarake qё Orhani i jepte Kantakuzenit tё ishte e qëndrueshme dhe frytdhёnёse, nevojitej qё shteti otoman tё kishte njё bazё ushtarake nё brigjet evropiane tё Dardaneleve. Kjo ishte arsyeja që rreth vitit 1352, Kantakuzeni vendos t’i dorёzojë në fshehtësi shtetit otoman, kalanë e vogёl tё Zympes.
Sigurisht, pёr perandorёt bizantinё dhe historianёt perandorakё, nuk ishte aspak e këndshme tё rrëfenin dhe pranonin qё shtetit otoman, “copёza” e parё evropiane iu dhurua nga njё paraardhёs i tyre. Edhe pёr shtetin otoman, ishte po kaq e pakёndshme tё pranonte, se “copёza” e parё e Evropёs qё ishte bёrё pjesё e shtetit otoman, nuk ishte fituar me luftё, por qe “dhuratё” e njё marrëveshjeje tё fshehtё të nёnshkruar me njё perandor tё paligjshëm bizantin. Mosdёshira e pёrbashkёt otomano-bizantine pёr tё rrёfyer zanafillёn dhe historinё e territorit tё parё evropian tё Perandorisё Otomane, u bё shkak i krijimit tё mjegullёs sё misterit qё mbulonte rёnien e kёshtjellёs sё Zympesё nё duart e turqve. ( Bujar Kule,Fahri Xharra- Tradhtia e Bizantit – Krijimi i Perandorisë Osmane, http://autochthonous.njekomb.com/39454/ “

Nga e gjithë kjo “ tollovi “ historike  më së keqi e pësuan shqiptarët.
Marrëveshjet osmane- ortodokse pastaj turko- sllave për zhdukjen e kombit shqiptar ishin gjithmonë aktuale, Ato , vazhdojnë edhe sot.
Ne shqiptarët e sotëm e kishim vetëm një dritë historike ; kohën e Skënderbeut . Një dritëz po ashtu e madhe që me ndihmën e Austro-Hungarisë u krijua një shtet shqiptar , 1912.
Edhe një gjë shumë interesante , shqiptarët mund të krijonin shtete në bekimin e Osmanëve por vetëm ata të fesë ortodokse ; lindi Serbia , Greqia  dhe Mali i Zi nga shqiptarët. Edhe tjetra për të cilën duhet të mendosh mirë : Kush qëndronte pas sulltanëve osman ? ( http://revistadrini.info/fahri-xharra-bizanti-ne-dobesimin-e-vet-e-krijoi-perandorine-osmane/ )

Studiues të shumtë rusë, diplomatë dhe klerikë të ndryshëm, në emër të gjoja ndriçimit të trashëgimisë ortodokse në hapësirat evropiane të Perandorisë Osmane, jo vetëm që ishin infiltruar në qarqet sllaviste të Vjenës, por ia kishin dalë që disa nga bartësit kryesor të sllavistikës në Vjenë (gjuhëtarë, historianë, etnografë, antropologë dhe studiues të tjerë), t’i orientojnë kah kjo platformë, duke u kthyer kështu në mentorë të një “shkolle të veçantë” – të një punëtorie të kishës ortodokse ruse dhe degëve të saj serbe, bullgare dhe greke, që kishte marrë përsipër fabrikimin e dokumenteve me anën e të cilave lëvizjeve nacionaliste të sllavëve të jugut u shkruhej historia e sajuar në përputhje me programet hegjemoniste, ndërsa të tjerëve (shqiptarëve) u krijohej anatema e “popujve të egjër” dhe pa histori, madje! (Jusuf Buxhovi,” Dokumentet autetntike të Kongresit të Berlinit rrënojnë gënjeshtrën serbe për Kosovën dhe shqiptarët “)

“Kështu, falsifikimit i dokumenteve kishtare të niveleve më të larta, nga një mit i rremë mesjetar,u kthye në “një shkencë”, ku u dizajnua “e drejta historike” e Serbisë për Kosovën “djep mesjetar serb”. Me këtë rast, gjoja duke u nxjerrë në dritë “dokumentet e heshtura dhe të panjohura” nga arkivat e kishave të Kostandinopojës dhe të peshkopatave të tyre nëpër Ilirik dhe duke “u ndriçua shkencërisht”, rrodhën “tapitë” e “mbretërive” deri te ajo “e perandorisë” së Dushanit, e të ngjashme, që për referencë kishin “jetën kishtare serbe” nëpër manastiret “serbe” të Dardanisë (të Graçanicës, Deçanit, Pejës e të tjera), me “histori” e histori të sajuara rreth “shenjtorëve serbë” dhe monarkëve të shumtë të kishës serbe e të ngjashme. Paçka se ato i takonin krishterimit ortodoks, të përhapur në Dardani nga shekulli I e tutje dhe të zyrtarizuara nga perandorët dardanë (Kostandini i Madh) dhe të përhapura më vonë nga Justiniani dhe të tjerë deri në shekullin IX, kur Dardania dhe Iliriku në kuadër të Bizantit, do të bien nën sundimin dyshekullor bullgar. Kohë kjo pra, kur disa formacione fisnore sllave do të shihen në pjesën e Bosnjës së Mesme (Zahumle), pasi që atje të janë vendosur, në shekullin VII e këndej nga perandori Herakli, prej nga, në shekullin X fillon organizimi i tyre në zhupani, epiqendër kjo e mbyllur dhe e kufizuar nga pikëpamja shoqërore në hapësirën midis Neretvës, periferisë së Duklesë dhe lumit Drina në lindje. ( Jusuf Buxovi, Nga parathënia e librit “Kosova” VIII,)”

“Shqiptarët e shkekullit 13- ishin edhe ortodoks ose kriptokatolik , dhe Kishat ishin të tyre – dokument i gjallë freskat e mbrendshme dhe të jashtme të Kishës . Dokument edhe më bindës shkatërrimi i tyre me qellim nga serbet për të humbur gjurmët shqiptare” (Fahri Xharra, Serbëve iu çjerrim maskën–Patrikana e Pejes është shqiptare)

E vërteta historike se despotët rasienë Nemanjajt, sipas shumë burimeve me origjinë tribale (fis ilir i lidhur me Dardanët), pa ndonjë lidhje të qëndrueshme historike me formacionet sllave të Bosnjës, do të depërtojnë në këto pjesë kalimthi, gjatë kryqëzatës së katër, në vitin 1192, duke i shkuar pas ushtrive gjermane dhe hungareze drejt Kostandinopojës, kur për herë të parë do të shfaqen në Nish dhe prej andej do të vazhdojnë për në Ulpianë, Prizren e deri në Ohër, me ç’rast, me feudalët dhe princat arbërorë të Dardanisë do të lidhin aleanca për ta përvetësuar sa më shumë që të jetë e mundur hapësirë nga shtëpia e përbashkët e Bizantit që po shembej, kjo as që do të ketë rëndësi për fabrikuesit e kristobulave të manastireve “serbe” dhe “pronave” të tyre. ( Jusuf Buxhovi, po aty )

E dini që me 13 korrik 2003, Patrikana e Pejës është vënë nga UNESCO-ja në listën e pasurive të mbrojtura botërore., si trashëgimi historike serbe ? Ishte shqiptare bile deri vonë deri në kohen turke të Mehmet Pashë Sikoloviqit-(MEHMED PASA SOKOLOVIC, OBNOVITELJ PECKE PATRIJARSIJE – rindertuesi i i patrikanes së Pejes . Ishte shqiptare deri vonë në ditet tona , deri sa turku na bëri që të urrejmë vetvetën. Serbi-shtirësi , turku –bërësi, shqiptari- humbësi (Sredinom XVI veka, 1557 godine, patrijarh Makarije Sokolović obnavlja patrijaršiski presto) Në mesin e shek. XVI , 1557 patriarku Makarie Sokoloviq ( vëllau i Mehmet Pashë Sokolloviqit) . Ta kemi të qartë , se Kishat ortodokse edhe ato shqiptare si kjo e Pejes ishin të mbrojtura nga Sulltani , Ishte koha e Sulltan Selimit II , te birit te Hyremit dhe Sulejmanit të Madhërishëm. Shqiptarët e mbanin plisin e bardhë edhe në atë kohë edhe të Sveti Saves , por edhe në kohën e Sokolloviqëve, ( Fahri Xharra, Mehmet Pashë Sokolloviqi )

Pra, Me këto falsifikime politika hegjemoniste serbe dhe ajo greke ia kishte dalë që të pushtojë hapësirat etnike shqiptare dhe të ushtrojë gjenocide ndaj popullatës së saj (në vitin 1878 dhe 1912) duke sjell para aktit të kryer diplomacinë dhe politikën e fuqive të mëdha, siç kishte ndodhur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe atë të Parisit më 1919, paçka se do të jenë disa nga vendet europiane (Austrohungaria dhe pjesërisht Italia), do t’ia dalin që të njohin, por edhe të pranojnë një shtet të cunguar shqiptar, i cili shfaqej si digë kundër pretendimeve të mëtutjeshme hegjemoniste sllavo-ruse në Ilirik.

Jusuf Buxhovi shkruan: “Me “tapi” të falsifikuara, ishte vazhduar edhe më vonë dhe deri te koha jonë, edhe pse ato, me shtetin shqiptar, të përgjysmuar, të pranuar nga Fuqitë e Mëdha Europiane, në vitin 1913 dhe, me shtetin e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, nuk ia dolën që të ndalin të drejtën etnike të shqiptarëve.
Edhe përkundër kësaj përvoje të hidhur me pasoja të rënda për shqiptarët dhe të drejtën e tyre, që të jetojnë të lirë dhe të pavarur, historiografia shqiptare (ajo në Shqipëri dhe në Kosovë), nuk ia doli që të lirohet nga klishetë e historiografisë hegjemoniste serbe, greke dhe asaj ruse si dhe dogma e “të drejtës historike”, e vendosur në shekullin nëntëmbëdhjetë me falsifikime, sajime dhe përvetësime ndër më flagrantet.” Ky qëndrim antihistorik shfaqet edhe në raport me të ashtuquajturin “shtet mesjetar serb” në Kosovë, që nuk ka ekzistuar. Duke u pranuar klishetë e falsifikuara të historiografisë serbe dhe duke u anashkaluar kontinuiteti historik i mbretërisë dardane si dhe realitete shoqërore dhe politike të Bizantit në shthurje, historiografia shqiptare thuajse pa përjashtim te kjo çështje, feudalët e thjeshtë, të panumërt asokohe në çdo feud, edhe më tutje i mban për “mbretër” dhe “perandor” të një “shteti mesjetar serb”, që nuk kanë ekzistuar, pos në dokumentet e sajuara në shekullin XIX nga kisha ortodokse ruse dhe ajo serbe dhe greke! “

Fahri Xharra,05.09.18
Gjakovë

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close