Advertisements

Gjilani e diel 02.shtator.2018 ,një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor !!

Udhë më të zbrazëta se ditëve të tjera.Klientë kafeneshë të cilët nga tavolinat e tyre sodisnin alfa qenin që shënonte me urinën e tij zonën e interesit .Ai markoi edhe një nga shtyllat që mbante mbulojen e jashtme të njëres nga kafenetë,dhe u tregoi të gjithë qenëve të tjerë e që gjendeshin aty disa të shtrirë,e disa që gjurmonin ,se cili ishte bossi!!!
Është për t’u lakmuar kjo koegzistenca ,tashmë një kohë të gjatë qen-njeri nëpër udhët e qytetit ,të cilët zakonisht ia lëshojnë udhën njeri tjetrit edhe pse ndodhë ndonjëhere që njerëzit dalin më të trishtuar nga takimi i rastit.

Shkollat kishin hapur dyert e tyre,edhe pse fëmijët tek nesër e kanë ditën e parë të shkollës.Shiheshin prindër të merakosur të cilët tok me fëmijët e tyre afroheshin pranë këtyre shkollave dhe shikonin në listat e vendosura në dritaret e parme të shkollës ,për të parë se mos mësonin terminet e orëve të mësimit.Përderisa njëra shkollë kishte nxjerrë lista informimi,për shembull te shkolla “A.Ajeti” s’kishte asnjë lloj flete informimi ,asgjë …

Megjithate pritet një fillim i mbarë me do arnime e përmirsime e renovime shkollash të cilat tek ditëve të fundit pak para fillimit u ndërmoren,në disa vende sa për të thënë se është bërë diçka!Shkollat edhe këtij viti do ia fillojnë nën hijen e mundësisë për grevat dhe kërkesave të Sindikatës të cilat edhe pse përjashtuan grevat në fillim ,lanë hijen e mundësisë për fillimin e tyre nëse s’u plotësohen kërkesat nga qeveria.

Gjilani ,pret shi në orët e vona,e qe besa edhe nesër parashikohet se do bjerë shi,duke shkuar drejt muajve që qojnë në vjeshtën në vete fshehë shpresën edhe të qytetarëve të kësaj ane se ndoshta do ta kenë mundësinë e lëvizjes së lirë -heqjen e vizave!Sidos te rinjtë të cilët rrinë me një këmbë dhe presin të ndodhë kjo edhe pse ka pak shpresa se do të ndodhte deri në fund viti.
Po ka filluar ndër qytetar të mendohet edhe për bërjen e druve edhe për turshitë por kësaj here nën hijen e vizave ka ngelur gjithçka tjeter përveç machiatos së famshme e cila nuk mungon pothuajse në asnjë tavolinë kafeneje në Gjilan,mu sikur ishte edhe sot e diele!/Xh.Arifi/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close