Advertisements

Haradinaj prezanton ekipin negociator

ATSH/- Kuvendi i Kosovës nisi me rreth një orë vonesë seancën për shqyrtimin e propozim-vendimit të qeverisë për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fillim të seancën kryeministri Ramush Haradinaj i prezantoi Kuvendit ekipin negociator të Kosovës, të përbërë nga Fatmir Limaj kryesues, Enver Hoxhaj zëvendëskryesues, Behgjet Pacolli anëtar, Dardan Gashi anëtar, Mahir Yagcilar anëtar dhe Avni Arifi anëtar.

“Në këtë ekip rezervohen vendet edhe për përfaqësuesit e opozitës dhe nga shoqëria civile. Parlamenti i Kosovës mund të kërkojë nga ekipi negociator platformën e dialogut”, theksoi Haradinaj.

Edhe grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi se e mbështesin ekipin negociator të emëruar nga qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme u shpreh se “e përkrahim këtë ekip duke pasur parasysh zbatimin e Kushtetutës dhe integritetin e vendit”.

Opozita nuk po merr pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close