Advertisements

Hikërra-Bimë drithore e cila përmirëson kujtesën,gjendjen kardiovaskulare…

Hikërra-Në wiki thuhet se kjo lloj bime është lloj drithi që bën kokrra të vogla me cipë të murrme e përbrenda të bardha, të cilat përdoren më shumë si tagji për kafshët; grurë i zi, hejdë.

Por Edhe pse shumë e konsiderojnë një lloj drithi, kjo bimë botanikisht i përket familjes së perimeve të gjelbra. Përdoret në sasi të mëdha në Rusi, Kanada, Amerikë dhe Francë.

Por më e rëndësishmja ëshët se hikërra është e pasur me kalium, fosfor, magnez, zink, kalcium, hekur dhe jod.

Ajo është e pasur me vitamina B grupi (B1, B2, B3, B5, B6), si dhe vitaminë P, e cila ndihmon në uljen e presionit, përmirëson kujtesën, dhe kombinimi i luleve dhe gjetheve hikërror trajton problemet kardiovaskulare.

Hikërra është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që duan të rimarrin energji të humbur, lehtësimin e pagjumësisë dhe efektet e stresit. Duke e konsumuar ju mund të përshpejtoni qarkullimin dhe ulni kolesterolin tuaj të keq.

Hikërra rekomandohet për diabetikët, njerëzit e moshuar dhe njerëzit me çrregullime të tretjes.
Gjithashtu, Hikërra nuk përmban gluten dhe është e përshtatshme për personat alergjikë. Meqë është e pasur me proteina, përdoret gjithashtu në dietat vegjetarianë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close