Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Hiri vullkanik ndihmoi në mposhtjen e Napoleonit në Waterloo

Loading...

ATSH-ANSA/ – Hiri i shpërthimit të vullkanit Tambora në Indonezi, të ngarkuara elektrikisht, kontribuan në mënyrë indirekte, në vitin 1815, në humbjen e Napoleonit në Vaterlo, një ngjarje që ka ndryshuar rrjedhën e historisë në Europë, sipas përfundimit të një studimi të bërë nga Matthew Genge, i “Imperial College” në Londër dhe i publikuar në revistën shkencore “Geology”.

Ky studim ka filluar që kur historiografia u bind në lidhje me kushtet meteorologjike, ku mbizotëronin shiu dhe balta, që ndihmuan ushtritë aleate angleze dhe prusiane të mundin perandorin francez në qershor të atij viti.

Dy muaj para asaj beteje, në prill, është verifikuar shpërthimi vullkanik më shkatërrues dhe i fuqishëm ndonjëherë, ku vdiqën menjëherë rreth 12 000 persona dhe pati të paktën 80 000 viktima për shkak të urisë që pasoi.

Ky shpërthim shkaktoi një ndryshim klimatik në nivel planetar.

Sipas zbulimit të Genge, hiri i dalë nga vullkani, i ngarkuar elektrikisht, ka krijuar një rrjet të shkurtër të jonosferës, shtresa më e lartë e atmosferës, ku edhe krijohen retë.

Sipas studimit sugjerohet se shpërthimi i Tamboras shkaktoi krijimin e reve që shkaktuan shira të rrëmbyer në Europë duke shkaktuar edhe humbjen e Napoleonit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close