Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ivica Daçiq kërkon një Dayton 2 ,për Kosovën

Loading...

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se që të arrihet zgjidhja e nyjës së Kosovës, duhet organizuar një konferencë ndërkombëtare.

“Si parakusht për një gjë të tillë do të ishte që qëndrimet e të dy palëve të përafroheshin, meqë, sikundër dihet, janë ende larg njërit-tjetrit”, deklaroi Daçiq për mediet serbe.

Tutje, Daçiq shtoi se që të arrihet zgjidhja, do të duhej organizuar një konferencë ndërkombëtare, një Dayton 2, sipas një modeli për demarkim në një konferencë të madhe ndërkombëtare, që do të duhej mbajtur diku para muajit maj të vitit të ardhshëm, kur edhe i kalon mandati i komisionerëve evropianë, transmeton RTKLive.

Sipas ministrit Daçiq, demarkimi me shqiptarët është çështje e vetme e kufirit, që do të shqyrtohej, si një pikë e vetme e rendit të ditës në një konferencë ndërkombëtare, sikur të organizohej një Dayton i ri./RTK

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close