Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ja pse unë, nuk do të dal sot për t’pastruar Kosovën!

Loading...

Pse unë “nuk ” e pastroj Kosovën.Sepse unë për çdo ditë dhe për çdo orë të vitit jam në pastrim të vendit tim.E shpesh më bie të paguaj nga xhepi im për të pastruar hapësirat në pronësi të tjerëve ,kur ai erifi i cili është edhe votues i qeverisë e cila ka nxitur aksionin “ta pastrojmë Kosovën”,vjen në errsirën e natës dhe zbarkon mu para ose pranë shpisë sime .një arsenal të tërë mbeturinash ,tok me personalitetin e tij prej idioti dhe ikën e fshihet pas shpinës së këtij shteti të dobët ,të cilin e voton mu ky idiot,të cilit i mbaron përgjegjësia për shtetin pak ma larg shpisë së vet!

Të hedhura para shpisë sonë disa ditë më parë

Shteti ,vendi nuk pastrohet kështu,duke shpresuar në ndërgjegjen e shqiptarit të mirë!Vendi pastrohet,për shembull kështu:

_Aliu,një nga ata gastarbeiterët e shumtë shqiptar nga hapësirat tona i cili kishte shkuar për të punuar në Zvicër ishte vendosur në një qytet të kantonit Thurgau,një qytet i bukur i pastër ,si në Zvicër ma.
Favziu,ia ka mbajtur vetes bukur një njeri me kulturë,në ato fare rrethanat e edukimit të përgjithshëm të rrethit të tij.
Një ditë,Aliu duke dashur të na tregojë diçka qesharake,argëtuese sipas tij,na rrëfen një ngjarje që atij i kishte ndodhur në lidhje me raportin e tij me mbeturinat dhe shtetin e Zvicrës.
Një ditë Aliu ,për t’iu shmangur pagesës prej tre frangash që duhej ti ngjiste në formë tikete thesit të bërllogut e merr me vete në kerr dhe e hudhë diku në një arë përreth udhës në një katun zvicrran.
Ndërkohë ,thesin e Aliut e gjenë katundari zvicran,i zoti i arës dhe e dërgon në polici.
Aliu ,i kënaqur që kurseu 3 franga dhe hoqi bërllogun nga shpia po shijonte kohën dhe budallallëkun e tij,duke mos e llogaritur se ai po jetonte në një shtet të mirëfillt,ku funksionon gjithçka.
Papritmas në derë i paraqiten persona të cilët e pyesin:Ali ,ke luajtur ti Llotarinë?Aliu si Ali ma,marakli me fitu pare shumë e menjëhere dhe mos me dhanë asnjë frang,menjëhere i shkon mendja se mos ka fituar llotri e i kanë ardhë me ia shprehë ,me gëzimin e papërmbajtur ia konfirmon atyre!

Duke mos i shkuar ndërmend se polizei kishte gjetur në thesin e bërllogut të hudhur nga Aliu,tiketën e llotarisë me emër e mbiemër të cilën e kishte mbushur ai dhe tani i kishte sjellur policinë zvicrane në derë të shpisë.
Aliu “i shkretë”,pagoi 6000 franga dënim ,se nuk deshi të jetë qytetar i mirë dhe të paguaj hisen e tij pastërtisë prej 3 frangash.
Shteti nuk është vetëm me organizu aksione vullnetare e me mledhë bërllok,por me kanë shtet,me të vërtetë,tregon edhe ky rast.

Xhelil Afrifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close