Advertisements

Jehona e një deklarate të duhur që moti

E keni parasyshë që nuk jemi një popull i humbur? Ne e duam vetvetën si komb, ia duam të mirën kombit dhe ardhmërisë së tij, sepse kështu iu sigurojmë pasardhësve tanë një trashigimi dhe krenari për të kalurën tonë.
Nuk u desh më shumë, vetëm një deklaratë e besueshme e një zyrtari të lartë të Policisë së shtetit dhe gati të gjithë të shpërthejnë nga entuziazmi për një ndryshim të madh të mundshëm në Kosoven tonë

“Policët nuk do të rrinë në kafe dhe nuk do të shkojnë në kisha e xhamia Drejtori i ri i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se ai do të vë disiplinë në Polici.” Kjo ishte ajo që populli i tërë e priste. Kombi ynë vjetër i shtetit më të ri në botë , Kosovës e kërkonte këte.
Qendrimi burrëror i një zyrtari të lartë , drejtorit të Policisë së Kosovës zotit Rashit Qalaj iu dha zemër të gjithëve se diçka do të ndrushojë në ne , në të menduarit tonë. Jemi Europë dhe nuk jemi për degjenerimin kombëtasr e as atë institucional .

Nuk janë pyetje vetëm policët e mashtruar të cilët në menyrë të pavetdijshme e kanë lënë detyren dhe në orarin e punës kanë shkuar në falje të ditës , e drejta e besimit është e mbrojtur me ligj por “ murtaja” e ikjes së përgjegjësisë ndaj obligimeve morale dhe atyre normative e ka kapluar edhe Universitetin , Universitetet private, shkollat e mesma dhe ato fillore. “ Murtaja” e keqe e instaluar në ne nga dreqi i mallkuar i ka kapur edhe institucione komunale, në zyrat e shtetit . Boll Mo !

Duke e përshëndetur Drejtorin e Policisë së Kosovës i therras edhe instancat tjera në të gjitha ministritë e shteti të Kosovës që të bejnë të njejtën. Thirren edhe rektoret, dekanët, profesorët e fakulteteve të bejnë të njejtën : Stop keqpërdorimit të orarit zyrtar !
Jehona e një deklarate ishte shumë e madhe, e pabesueshme e madhe , e pa pritur e madhe .

Miku i rendit publik, qytetari G.C. publikisht shkruan në faqen time: “Ne nji shtet normal duhet te jete norma qe policia duhet te jete ne sherbim te sigurise se shtetit dhe jo te dalin per kafe kisha apo xhamia ne kohen e lire shko ku te doje zemra “
-“Ky lajm me gëzoj aq shumë dhasht zoti e kjo te ndodh ska polic e xhami ska ushtri e xhami ska.mesues e xhami Ky lajm me erdhi.edhe ma bukur se liberalizimi i vizave ne ket shtet pa.ligje dhe varferi ‘ A. G.
-“Nese e zbaton ket ky esht njeri i duhur per policin e kosove bravo rrespekt. “ ( KXh)
-“Ne Polici dhe Prokurori fillon dhe mbaron shteti —— ishalla i zgjat sa me shume keti burri i deshiroj suksese! “ S. Sh.
– “eshte njesoj sikur nje doktorr kirurg te ike nga salla e operacionit e te pi kafe nderkohe qe pacienti i ka zorret e hapura Kjo eshte absurde profesionit njeriu duhet ti rrij ne koke sepse eshte detyre e jo si ti pelqej dikujt “ ( Sh. Sh.
-“Sikut ta beje nje gje te tille o burre!.. e turpeshme kur sheh police me uniforme qe heqin kepucet dhe shkojne ne xhamira apo kisha …ne jemi vend europian dhe ritet fetare beje kur dhe si duhet e jo ne menyre kolektive dhe aq me keq kur je me uniforme. Askush ste ndalon te ushtrosh besimin tend por jo kur je ne detyre dhe me uniforme…sjemi ne jemen.. ( A. D.)
Këto ishin disa nga komentet, ne mesin e qindra komenteve pas postimit të qendrimit zyrtar të Drejtorit të Policisë së Kosovës Z. Rashit Qalaj

Ju që u thirrët për ndryshime , ju të institucioneve publike, shtetrore, private nga ju presim të njejtën

Fahri Xharra,Gjakovë
15.09.18

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close