Advertisements

Johannes Hahn,Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi nga mesi i vitit 2019

Johannes Hahn Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian,duke folur rreth dialogut Kosovë -Serbi dhe zgjidhjes përfundimtare nuk ka përjashtuar edhe ndryshimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve si pjesë të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet dy shteteve.

Ai tha se marrëveshja e arritur ndërmjet dy shteteve duhet të kontribuojë për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit.

Megjithatë Hahn thotë se edhe Serbia edhe Kosova duhet të jenë në dijeni për shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare sa i përket çështjes së dialogut.

Hahn në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA ka thënë se është e mundur që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihet nga mesi i vitit 2019.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close