Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ka ndërruar jetë, Bislim Pireva, pedagog i dalluar i arsimit shqip…

Loading...

Gjilan, 1 shtator 2018
Sot, në moshën 72-vjeçare ndërroi jetë, Bislim Pireva, pedagog i shquar i arsimit shqip. Ishte shok, mik dhe familjar shembull në jetë. I pati hije jo vetëm fjala e qëndrimi, por i pati hije puna dhe veprimtaria e tij publicistike e dokumentare. Ishe njeri i urtë, zemërgjerë, gojë ëmbël, afrues e komunikues me të gjithë njerëzit. Me një fjalë, Bislimi ishte njeri modest dhe i drejtëpërdrejtë. Fjala e tij zuri vend në çdo kuvend. Si pedagog, ishte në nivelin e duhur. Ishte shok i urtë e punëtor. E deshën shkollarët e rinj, por edhe ai i respektoi dhe nuk përtoi t’ju flasë e hargjojë kohë për ta. Ishte gjuhëtar i zellshëm. Diti ta respektojë çdo palë, me të cilët rrinte dhe bisedonte shtruar për historinë e shqiptarëve, sidomos për atë pjesë së cilës i takonte. Gjithnjë rrëfente e fliste me ëndje për Tugjecin, vendlindjen e tij. Jo vetëm kaq.
Ai qe një njeri i veçantë në jetë. Me vehte barte libra e “sende” tjera, të cilat i shpërndante tek shokët e adhuruesit tjerë të librit. Ky ishte Bislim Pireva, shoku ynë dhe i tjerëve, i cili, gjer sa pati frymarrje, punoi dhe nuk është ndalur nga puna. Ishte pedagog dhe publicist me vlera të durura publicistike e shkencore.

Siç dihet, Bislim Pireva është i lindur në Tugjec në vitin (1946), komuna e Kamenicës. Shkollimin fillor e kreu pjesërisht në vendlindje e Koretin. Shkollën Normale e e Fakultetin e Filologjisë – Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i mbaroi pas shëkputje nga puna, më 1975. Në këtë vazhdimësi jete, ai magjitroi më 1985 në temën “E folmja shqipe e Jabllanicës së Epërme të Metvegjës”. Mësojmë se, si normalist, filloi të punojë nga viti 1968 në vendlindje. Më 1971 diplomon në SHLP dhe, pas kësaj kohe, ai filloi të punojë në Shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan. Një kohë punoi si lektor i programit informativ të TVP-së. Nga shtatori i vitit 1989, mori gradën “profesor” i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan. Jo vetë kaq.
Mr. Bislim Pireva nuk rrin duarkryq. Ai edhe më herët ishte i interesuar të vjelë fjalë të rralla e të urta popullore, këngë lirike dhe epike të vendlindjes së tij. Fjalët e rralla e urta popullore i botoi në disa numra të revistës pegagogjike “Shëndija”, ndërsa te gazeta “Flaka e vëllazërimit”, e cila botohej në Shkup 1971, botoi punimin “Bota subjektive e të rinjve në këngët e dashurisë. Në tetor të vitit 1988 e botoi në revistën “Shkëndija” punimin “Gjuha e teksteve në përdorim”, ndërsa në dhjetor mori pjesë në Simpoziumin e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në temën “Folklori dhe të arriturat” me kumtesën “Këngët dhe ritet e martesës në Malësinë e Kamenicës, të cilin punim e botoi në revistën “Koha”. Edhe ky, si shumë shokë të tjerë të arsimit, u akuzua nga forcat e errta serbe, të cilat e diferencuan se i ka shtypur telegramet përkrahës për ish KK LK të Kosovës, për kërkesat e minatorëve të Stan Tërgut etj. Thuhet se, në vitet e ’80-ta, ndonëse B. Pireva u ka dërguar punime për botim, nuk i janë botuar. Tek më vonë, në vitet ‘90-ta, ai ka filluar të botojë artiku publicistikë e shkencorë, por edhe polemika e reagime në shtypin këtu në Kosovë.
Mr. Bislim Pireva është një Konstantin Kristoforidh i ditëve tona. Më tepër Mr. B. Pirevës, tash i ndjerë, qe i interesuar ta ndriçojë vendlindjen e tij, Tygjecin dhe këtë anë të Malësisë së Kamenicës. Gjer sa ishte gjallë, ai ka botuar këto tekste: “Këngët dhe ritet e martesës në Malësinë e Kamenicës” (1992), “Mësojmë gjermanisht” (1993) – Prishtinë; “Shënime nga teoria e letërsisë për nxënës të shkollave të mesme (Lirika), 1994; Gramatika e shkurtër e shqipes dhe e gjermanishtes, Prishtinë (1996); “Fjalor shqip-gjermanizht, Gjilan (1997), “E folmja shqipe e Jabllanicës së Epërme të Metvegjës, Prishtinë (1997); “Shkolla shqipe në komunën e Metvegjës” – Prishtinë (1998), “Xhemë Osmani – Tupalla – Prishtinë – (2001); “Nga lirika popullore e Gollakut”, “Dhuna shekullore serbe në Gallap – Prishtinë – (2014), dhe tekstin e fundit me titull “Falsifikimet, trillimet dhe krimet serbe” – Prishtinë (20014) etj.

Në monografinë “Shkolla e Tygjecit”, autori flet për historikun e kësaj vatre shkollore, e cila, datëlindjen e ka pasur në vitin 1948. Bislimi, duke ndjerë detyrën e parë se intelektuali duhet të japi nga veta diçka, ai, sa ishte gjallë, nuk hezitoi fare, por me zell e përkushtim ia doli librit në fjalë, duke i vjelë biografitë e mësuesve dhe arsimtarëve të parë të kësaj shkolle, ku shton. Në pjesën e dytë, autori flet për këto shkolla, por për një kohë të vonshme. Dhe pjesa e tretë, është kaptina që janë paraqitur doktorët e shkencave, magjistrat dhe krijuesit. Po kështu, libri “Jabllanica e Epërme e Metvegjës – Voskopojë e dytë shqiptare”, autori Mr. Bislim Pireva është ndalur tek hitoria e popullatës shqiptare të kësaj ane, pra të Jabllanicës së Epërme.
Pra, në këtë libër dokumentar, autori flet për të kaluar të popullatës shqiptare, i cili ka jetuar në trojet e veta, por që, herë pas here, janë detyruar të shpërngulen nga zullumet e pushtuesve turq e serbë, ku kanë gjetur strehë në vendet tjera të Kosovës.. Në librin “Dhuna shekullore serbe në Gallap”, i cili libër është me shumë të dhëna e dokumente, autori flet jo vetëm nga një kohë e dhunë së hershme, por edhe të dhunës serbe në vitet e më vonshme. Ja si shton autori: “Vetëm nga marsi ivitit 1981 dhe deri në në maj të vitit 1989, nëpër dyer të UDB-së kanë kaluar 583 mijë shqiptarë, që i bie se për çdo ditë janë burgosur nga 200 shqiptarë. Gjatë asaj periudhe janë dënuar 3 mijë e 500 shqiptarë, kryesisht të rinj me masetaren 7.1 vjet, që do të thotë se janë dënuar 24 mijë 140 vjet burg” (f.3). Po ashtu, edhe libri tjetër, i botuar këto ditë nga autori, B. Pireva, “Falsifikimet, trillimet dhe krimet serbe” (2014), është një libër dokumentar dhe shumë me interes për masën shqiptare.

Pra, libri në fjalë i tij është i karakterit polimizues, ku autori i kundërvihet serisë së gjatë të qindra e mijëra librave, trajtesave etj., të autorëve serbë, të cilët, pa kurrfarë turpi, trilluan, falsifikuan historinë tonë, me të vetmin qëllim që të dëbohen shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit e trojet tjera autoktone shqiptare. Por, e vërteta, ndonëse vonohet, ajo, herdo kur del në dritë.Ky ishte Bislim Pireva, pedagog dhe hulumtues i madh i të bëmave të hershme të vendlindjes së tij. Por, ja jeta. Ajo po i merr njerëzit para kohe. E mori edhe Bislim Pirevën, njeriu e përkushtuar jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në jetën shkrimore dokumentare. Vdiq në moshën 72-vjeçare. I qoftë lehtë dheu!/Tefik Selimi
Legjenda: Bislim Pireva, tash i ndjere….

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close