Advertisements

Katër kompani në garë për Termocentralin “Kosova e re”

ATSH/- Qeveria e Kosovës dhe ContourGlobal bënë të ditur sot rezultatet e procesit të përzgjedhjes fillestare për të siguruar kontraktimin për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e projektit të termocentralit “Kosova e Re”.

Në një njoftim për shtyp zyra e shtypit e qeverisë kosovare bën të ditur se pas shpalljes së procesit të përzgjedhjes fillestare në qershor, gjashtë aplikime u pranuan dhe u vlerësuan nga ContourGlobal, rezultatet e të cilave i ka njohur qeveria e Kosovës.

Pas procesit të vlerësimit është arritur në përfundimin se katër prej këtyre 6 aplikantëve janë parakualifikuar, të cilët i kanë plotësuar kriteret e larta teknike dhe financiare, si dhe i kanë ofruar letrat e financimit nga institucionet financiare.

Ofertuesit e parakualifikuar për EPC janë: CMEC, një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi Power Systems dhe Técnicas Reunidas, një konsorcium i kompanive të General Electric dhe Hyundai.

Ata kanë ofruar furnizime me pajisje nga Doosan, General Electric, IHI, Mitsubishi Hitachi Poëer Systems, Rafako, Siemens dhe Toshiba, si dhe shërbime afatgjata të mirëmbajtjes nga Alstom Power Service; General Electric; KEPCO; konsorciumi i KEPS, HPS, dhe OES; dhe një konsorcium i Mitsubishi Hitachi Power Systems, ENKA dhe Técnicas Reunidas, ndërkohë është në proces lansimi i RFP.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se termocentrali “Kosova e Re” do të përmirësojë në masë të madhe  furnizimin me energji elektrike dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke u bërë një instrument i një perspektive të zhvillimit të fuqishëm për ekonominë e vendit.

“Qeveria e Kosovës dhe ContourGlobal janë të angazhuara që fillimi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” të ndodhë në pjesën e parë të vitit 2019″, tha ai.

Ndërsa, Joseph Brandt, themelues dhe drejtor i ContourGlobal, tha se “Kosova e Re” është vendimtare për të ardhmen e furnizimit me energji të Kosovës.

“Jemi të kënaqur që kemi pranuar ofertat para-kualifikuese dhe financim të propozuar nga kontraktuesit më të mëdhenj dhe më të respektuar për EPC-së në nivel global”, u shpreh ai.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, më herët ka theksuar se “qeveria e Kosovës ka njohur nevojën për kapacitete energjetike shtesë për të përmbushur shqetësimet afatgjata të sigurisë së furnizimit në Kosovë dhe për të siguruar energjinë elektrike të domosdoshme për vendin”.

Si pjesë e kësaj strategjie, ka shtuar ai, termocentrali “Kosova e Re” do t’i zëvendësojë njësitë aktuale të vjetruara të TC “Kosova A”.

Termocentrali “Kosova e Re” shënon një moment historik për ekonominë e Republikës së Kosovës dhe do të përfaqësojë investimin më të madh të huaj të drejtpërdrejtë në vend.

Ai do të përmirësojë stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, duke i dhënë fund humbjeve prej 415 milionë dollarë në vit, të shkaktuara nga furnizimi i paqëndrueshëm i energjisë në Kosovë.

Termocentrali i ri do të rezultojë në përmirësimin në masë të madhe të cilësisë së ajrit duke reduktuar emetimet e ndotësve kryesorë dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të njerëzve që jetojnë dhe punojnë në atë rajon.

Emetimet e pluhurit do të reduktohen me 93%, ndërsa SOx dhe NOx do të reduktohen me 85%, respektivisht 93%, duke ulur edhe CO2 me 38%.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close