Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministri Haradinaj i sigurtë se s’do të ketë lëvizje kufijsh

Loading...

Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, para mediave ka deklaruar se opozita duhet të jetë pjesëmarrëse në seancën për këtë rezolutë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka thënë se nuk marrin pjesë pasi sipas tij kjo është një përpjekje e kryeministrin për ta prishur seancën e orës 10:00 duke shtuar se nuk do ta lejojnë askënd të luaj me territorin e Kosovës.

Hoti ka shtuar se Kosova tani ndodhet në një krizë politike.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ai ka bërë më së shumti punë në ruajtjen e territorin mirëpo nuk e din më cila formulë është e duhur për opozitën, raporton lajmi.net

“Pak e vështirë me kuptu se si do të ecim përpara. U dasht me ardh, mosardhja nuk është zgjidhje. Ne kemi krizë në Kosovë kemi një gjendje ekonomike jo aq të mirë po punojmë me konsolidu Kosovën, jo krizë që ka fol zotri Hoti. Opozita ish kon mire me marrë hisen e vet. S’do të ketë ndarja as lëvizje me kufij, atë e kam kry vet. Kosova duhet me shku në tavolinë, nëse s’po bojka Hashimi sipas opozitës qe ku e kanë delegacionin tjetër le ta votojnë. Na sot e çojmë një porosi se nuk dojmë kshtu, atëherë kush do ta dijë se çka dojmë ne”, ka deklaruar Haradinaj në hollin e Kuvendit.

Në seancën e orës 09:00 pritet të shqyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë./RTK

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close