Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministri Haradinaj ,në kuadër të Forumit të Dubrovnikut takon Kryeministrin e Kroacisë,Plenkovic

Loading...

ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Kroaci, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ka zhvilluar sot një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës, në konsolidimin ndërkombëtar të saj.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Haradinaj tha se qeveria e Kosovës i vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin kroat duke e marrë si shembull të mirë për rrugëtimin euroatlantik.

“Kroacia tradicionalisht ka përkrahur Kosovën, edhe atëherë kur Kosova nuk kishte pozicion të barabartë kushtetues me njësitë e tjera federale”, – tha Kryeministri Haradinaj.

Duke kërkuar që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të thellohen edhe më tepër, Kryeministri Haradinaj tha se Kroacia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës dhe ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes rritjes së investimeve që do të ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se përkrahja e Kroacisë si vend anëtar i BE-së është e një rëndësie të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, me theks të veçantë liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Europës, INTERPOL dhe UNESCO.

Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuara në integrimin e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe komunitetin kroat.

Ndërkaq, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, tha se Kroacia do të jetë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj eurointegruese. Poashtu, ai tha se Kroacia do të jetë partnere dhe lobuese e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close