Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

kryeministrja britanike ,May: Të dyshuarit për helmimin e Skripal ishin agjentë rusë

ATSH-DPA/ – Qeveria britanike mendon se dy personat e akuzuar për helmimin me armë kimike në qytetin anglez, Salisburi, të ish-agjentit të dyfishtë ishin ofircerë të shërbimeve sekrete ushtarake ruse, deklaroi kryeministrja, Theresa May.

May tha para Parlamentit se “ekspertët e shërbimeve britanike dolën në përfundimin se dy qytetarët rusë ishin oficerë të shërbimeve sekrete ushtarake, të njohura si GRU”.

Ajo akuzoi gjithashtu Moskës se po krijon dezinformim në lidhje me këtë çështje, duke insistuar se Londra ka prova të fuqishme në mbështetje të këtyre përfundimeve.

Dy personat ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë ndërkohë që hynin në Britani të Madhe më 2 mars dhe udhëtuan dy herë për në Salisburi në dy ditët e tjera.

“Ata janë parë gjithashtu në shtëpinë e ish-oficerit të shërbimeve sekrete ushtarake ruse, Sergei Skripal, që më pas u bë agjent i dyfishtë, në 4 mars para se të kthehen në Moskë me një fluturim nga Londra që niesej të njëjtën ditë”, tha May.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close