Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kurz nga Shkupi: Bashkimi Europian plotësohet me Ballkanin Perëndimor

ATSH-MIA/ –  Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi sot se BE-ja do të jetë e plotë vetëm atëherë kur në të do të integrohet Ballkani Perëndimor.

Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin për emrin.

Kurz theksoi se Austria ishte investitori më i rëndësishëm i Maqedonisë si dhe mike e Maqedonisë dhe e gjithë rajonit.

Ai tha se e ndan mendimin se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev falenderoi kancelarin Kurz për vizitën e tij në Maqedoni duke theksuar se mbështetja e Austrisë për vendin ka ardhur në periudhën e gjetjes së zgjidhjes me Greqinë për problemin e emrit.

Ai theksoi se me marrëveshjen e arritur në Prespë janë hapur dyert për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në NATO dhe për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close