Advertisements

Kush po thotë se po bëhet lojë me formimin e Ushtrisë së Kosovës

Krijimi i ushtrisë së Kosovës,Qeveria thotë se për këtë veprim kanë përkrahjen e aleatëve ndërkombëtarë, derisa në anën tjetër opozita po vlerëson se kjo Qeveri, por edhe ato para kësaj po luajnë “pingpong” me ushtrinë.

Ndonëse para dy ditësh Qeveria e Kosovës votoi Pakon e Projektligjeve për Transformimin e FSK-së në Ushtri, një gjë e tillë mbetet e vështirë për t’u realizuar. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se reagimet e NATO-s dhe të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të ardhura pas vendimit të Qeverisë, tregojnë se bërja e ushtrisë nuk do të lejohet të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve ligjore, duke shpërfillur amendamentimet e Kushtetutës. Pavarësisht deklaratës së Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ku thuhej se institucionet e Kosovës nuk janë konsultuar me ta për vendimin mbi ushtrinë, nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë mediave se kryeministri Ramush Haradinaj është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën në fjalë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close