Liberalizimi i vizave në proces,por….
Sfida kryesore për Kosovën në procesin për liberalizimin e vizave mbetet t’i bindë shtetet e rëndësishme si Gjermani e Franca se e meriton liberalizimin dhe se pas heqjes së regjimit të vizave nuk do të ketë migrim masiv të kosovarëve drejt zonës Schengen. Këto shtete deri tani kanë shfaqur rezerva për këtë çështje,shkruan RTKLive.
Ky ka kaluar tashmë në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave.Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe njohës të këtyre proceseve thonë se Kosovës i mbetet që në muajt në vijim të lobojë për të marrë mbështetjen e shteteve të rëndësishme si Gjermania, Franca e Holanda.
Përveç kësaj, ata thonë se duhet të shpresohet se nuk do të ndodhë ndonjë skandal në qeverisjen aktuale që do të ndikonte në qëndrimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Comments are closed.