Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Mediat serbe:Vuçiqi ndrron kreun e Ushtrisë së Serbisë,Dikoviq dhe disa shefa të shërbimeve ushtarake

Loading...

Sipas shkrimeve të shtypit serb nga Beogradi në krye të Ushtrisë së Serbisë do të ketë ndryshime kadrovike krejt kjo si nisiativë e presidentit të Serbisë Vuçiq.
I pari në listë,gjithnjë sipas këtij shtypi, duhet të jetë kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Ljubisha Dikoviq, i cili do të dalë në pension.

Përveç Dikoviqit, do të mbeten pa kolltuqe edhe krerët e shërbimeve ushtarake dhe do të emërohet një zëvendës-shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm si dhe një komandant i ri i Brigadës Speciale.

Të përkujtojmë se Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se posedon dokumente që tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37 të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ka qenë shefi i tanishëm i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close