Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Merkel,sot viziton Maqedoninë

/ATSH-MIA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel viziton sot Maqedoninë.

Kjo është vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni dhe qëndrimi i saj në vend është pjesë e mbështetjes, që bashkësia ndërkombëtare e jep për referendumin e ardhshëm, të caktuar për më 30 shtator, kur qytetarët duhet të deklarohen për Marrëveshjen e Prespës dhe integrimin në NATO dhe BE.

Merkel e kryeson delegacionin qeveritar gjerman për vizitë zyrtare në vend i cili sot do të ketë pritje solemne.

Pas takimit të përbashkët kryeministri Zoran Zaev dhe kancelarja gjermane do të kenë  konferencë të përbashkët shtypi.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefen Seibert tha se në fokus të takimit të dy kryeministrave do të jenë “ngjarjet rajonale dhe temat bilaterale” dhe se Merkel “gjithsesi dëshiron vetë në vendngjarje të formojë përshtypjen në vigjilje të referendumit për çështjen e emrit të vendit, që do të mbahet në fund të muajit”.

Java e kaluar ishte me aktivitete intensive diplomatike. Në vigjilje të referendumit për vizitë në Maqedoni ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgt Jean Asselbron dhe kancelari austriak Sebastian Kurz.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close