Advertisements

Milaim Zeka:Përgjegjësi kryesor që Kosova nuk ka ushtri është Isa Mustafa

Deputeti i Nismës Milaim Zeka  tha sot se mbështet ekipin  negociator dhe presin që ata të marrin përgjegjësit sepse Kosova nuk mund të vazhdojë të jetojë me erën e luftës me Serbinë.

Zeka tutje ka krijuar opozitën e veçanërisht LDK për mos pjesëmarrjen e tyre në këtë seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Haradinaj.

Zeka: Kërkojmë nga delegacioni që të marrë përgjegjësi

“Kur të na paraqitet drafti final i kësaj marrëveshje, atëherë ne si parlament dhe si deputet mund të ulemi dhe mund të bisedojmë. Deri më sot ne e po e shohim opozitën dhe pjesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës që është duke notuar në zgjedhje të parakohshme dhe janë duke folur vetëm për ta trullosur elektoratin…Edhe nga zotëri kryeministër, edhe nga zotëri Limaj edhe nga pjesëtarë të tjerë të delegacionit kërkohet me marrë përgjegjësi sepse Kosova nuk mund të vazhdojë edhe 20 vite edhe 50 vite, edhe 100 vite të jetojë në erën e luftës me Serbinë“, u shpreh ai.

Deputeti i Nisëm Socialdemokrate e ka akuzuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa se për shkak të inateve të ka me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi vendi ka mbetur pa ushtri.

Zeka: Përgjegjësi kryesor që nuk kemi ushtri është Isa Mustafa

“Të gjithë e dinë që Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor pse ne sot në Kosovë nuk kemi ushtri, inati i tij politik në raport me Hashim Thaçin e ka lënë Kosovën pa ushtri. Sa i përket pjesës së Vetëvendosjes ne deri më sot, e dimë i madh edhe i vogël që Vetëvendosje e ka të mbjellur të programuar në trurin e vetë vetëm idenë e refuzimit”, u shpreh ai.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close