Advertisements

Ministri gjerman i Shtetit ,Roth :Ideja për ndryshimin e kufijve nuk gëzon simpati as në vetë rajonin e Ballkanit.

Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth është pyetur sot për mundësinë e ndryshimit të kufijve, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide për të cilën ai tha se nuk gëzon simpati as në vetë regjonin e Ballkanit.

“Kam një përshtypje se as në Ballkanin Përendimor, sepse shumë shpesh e vizitoj, nuk ka simpati për një ide të tillë. Hapja e Kutisë së Pandorës mund të jetë me pasoja të rënda”, ka thënë diplomati gjerman.

Sipas tij, se çka mund të arrijnë diplomatët e guximshëm mund të shihet në rastin e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe marrëveshjes së tyre për emrin.

“Për këtë jam optimist, se me vullnet të mirë dhe kurajo mund të arrihet një zgjidhje creative mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Roth.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close