Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ministri i Brendshëm gjerman,Seehofer: Migracioni shkaku i të gjitha problemeve politike në Gjermani

ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, një politikan konservator dhe kundërshtar i politikës së dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel për refugjatët, e ka konsideruar migracionin si “shkaku i të gjitha problemeve politike” me të cilat përballet sot Gjermania.

Në një intervistë për gazetën gjermane Rheinische Post”, Seehofer u shpreh se migracioni ishte faktori i parë përgjegjës për forcimin e partisë së djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, shkaktari i përçarjes së vendit dhe mungesës së mbështetjes popullore për partitë kryesore politike.

“Çështja e emigracionit është shkaku i të gjitha problemeve në këtë vend. E them këtë prej tre vjetësh”, deklaroi Seehofer.

Kancelarja Merkel e kundërshtoi këtë deklaratë, duke u shprehur në një prononcim për televizionin privat “RTL” se migracioni “na vë përballë sfidash dhe kjo natyrisht përfshin edhe probleme”.

Seehofer, njëkohësisht lideri konservator i CSU-së, homologia bavareze e CDU-së së kancelares Merkel, gati sa nuk çoi në rrëzimin e qeverisë gjermane disa muaj më parë, duke paralajmëruar se do të fillonte t’i kthente mbrapsht refugjatët në kufi.

Seehofer komentoi gjithashtu edhe dhunën e mbështetësve të së djathtës në qytetin lindor të Chemnitzit, pas vrasjes së një qytetari gjerman nga dy azilantë.

Sipas medias vendase, Seehofer u shpreh se vrasja nuk i justifikonte trazirat dhe se mban qëndrim për “zero tolerancë” ndaj dhunës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close