Ministri i Brendshëm i Serbisë:Vuçiqi ka urdhëruar të ndërpritet komunikimi me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

Loading...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi ushtrinë dhe kërkoi nga policia dhe shërbimi informativ serb BIA të ndërpresin çdo komunikim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Lajmin e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, për televizionin serb Prva.

Vendimi merret në prag të vizitës së paralajmëruar të presidentit Vuçiq në Kosovë.

Më herët, agjencia serbe e lajmeve Tanjug, duke u thirrur në burime të saj, raportoi se Vuçiq, vendimin për vizitën në Kosovë do ta marrë sonte, përderisa ekzistojnë ndasi të thella në mesin e bashkëpunëtorëve të tij lidhur me këtë vizitë.

I pyetur për këtë çështje, ministri i Brendshëm serb deklaroi se për vizitën në Kosovë do të bisedohet pas kthimit të presidentit nga Brukseli, ku po merr pjesë në raundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Nëse presidenti vendos të shkojë në Kosovë, atje askush nuk do ta arrestojë”, tha Stefanoviq.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close