Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

MSH njofton stabilizim të furnizimit me barna në QKUK

Ministria e Shëndetësisë njofton se është stabilizuar furnizimi me barna në QKUK.Kjo falë angazhimeve konkrete, ngritjes së përgjegjësisë në menaxhimin e parasë publike dhe vendosjen e rregullit në sektorin farmaceutik, në institucionet publike shëndetësore ka një përmirësim të vazhdueshëm të furnizimeve me barna dhe material shpenzues.
Të dhënat e fundit nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitari i Kosovës tregojnë se furnizimi me barna në këtë shërbim është mbi 70 për qind. Gjithashtu, ka një përmirësim edhe në furnizimin me material shpenzues dhe citostatikë, të cilët së fundi po blihen nga MSH me çmime ekstremisht më të ulëta se sa në të kaluarën.

Procesi i përmirësimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me barna është duke vazhduar dhe këtë e siguron edhe lidhja së fundi e shumë kontratave të reja nga ana e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për nevoja të institucioneve publike shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë, krahas sigurimit të furnizimeve të reja me çmime të volitshme dhe ndërprerjes së dukurive abuzive me buxhetin e dedikuar për barna dhe material shpenzuese, ka filluar edhe procesin e revidimit të Listës së Barnave Esenciale, me qëllim që pacientëve t’u mundësohet qasje në terapitë e reja dhe cilësore dhe në përputhje me praktikat më të mira farmaceutike.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close