Advertisements
 

NASA-Planeti i nëntë, megjithatë egziston

Ka kohë që ishte pretenduar se shkencëtarët e NASA-s po fshihnin diçka nga ne në lidhje me atë që pretendohej se egzistonte një planet i ashtuquajtur i “Nënti”,por që fshihej diku në skajet e sistemit tonë diellor ,e i cili gjatë historisë kishte shkaktuar turbulenca të kohë pas kohshme në sistemin tonë.

Tani edhe shkencëtarët e kësaj agjensie amerikane të gjithësisë janë të sigurtë se Planeti i nëntë fshihet diku në sistemin tonë diellor,por që është e pamundur për ta zbuluar me teleskopët egzistues sepse është shumë larg.
“Tani është më e vështirë të imagjinohet sistemi ynë diellor pa Planetin e Nëntë, se sa me të.”,kanë thënë hulumtuesit nga NASA.

Mendohet se ky planet, i quajtur Planeti nëntë, është 10 herë më i madh se Toka, 20 herë më larg nga Dielli, se sa Neptuni planeti më i largët në sistemin diellor. Megjithëse ekzistenca e Planetit të nëntë ende nuk është provuar zyrtarisht, studiuesit me famë dyshojnë se ekziston një planet i madh i fshehur në skajin më të largët të sistemit tonë diellor.

Nëse ky planet është atje, atëherë mund të shpjegohet se pse sistemi diellor është disi jashtë balancit. Në shumicën e sistemeve të yjeve, planetët përreth priren të rrotullohen sipas hostit të tyre. Megjithatë, në sistemin tonë diellor, planetet janë në një kënd prej gjashtë gradë nga boshti i tyre.

“Çdo herë që krijojmë një imazh, ekziston mundësia që Planeti 9 të ekzistojë në atë video”, tha Dr. Surhud Mor, profesor i asociuar në Institutin Kaula të Fizikës dhe Matematikës në Universitetin e Tokios.

Në sistemin tonë diellor, ka edhe një numër karakteristikash të tjera të çuditshme që mund të shpjegohen përmes mundësisë së egzistencës së Planetit të nëntë. Njëra është se brezi i Kouper-it, një zonë në formë disku, e mbushur me asteroide akulli, kometa dhe planete xhuxh që përfshinë sistemin diellor, e orbiton në të kundërtën e planeteve në të.

Loading...
Advertisements

Editor

Next Post

Opinion-Para se të kërkohet bashkimi-të vizitohet Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Sun Sep 9 , 2018
Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI Liderët institucional të Kosovës,tani jan deklaruar lidhur me ate se Medvegja, Bujanoci e Preshevës do t’i bashkangjiten Kosovës, kurse asnjëher asnjë President,Kryeministër apo Kryeparlamentar i Kosovës nuk i ka vizituar këto tri komuna. Kjo është, para se të kërkojn dhe të mbajn qëndrim që jan pro apo […]
është portal informativo-edukues pa tendencë senzacioni .I themeluar si projekt privat ,për të mbështetur tërë atë potencial krijues artistik,letrar,sportiv,si dhe informimin për aq sa është e mundur objektiv ,mbi gjendjen politiko-ekonomike në trojet shqiptare dhe në botë!
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close