Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Në rangimin global të universiteteve,UP “Hasan Prishtina”  2.500 vende më lartë

Në rangimin global të universiteteve dhe kolegjeve të Webometrics,të cilit i nënshtrohen më tepër se 12.000 universitete nga mbarë bota, Universiteti publik me i rëndësishëm i Kosovës “Hasan Prishtina”  për një kohë relativisht të shkurtër ka lëvizur në pjesën më të lartë të renditjes së universiteteve botërore.

Katër vite më parë Universiteti i Prishtinës zinte vendin e 4,937 në këtë ranglistë, ndërkaq këtë vit UP-ja u ngjit në pozicionin e 2,429.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, e sheh këtë lëvizje pozitive në rangimin e Webometrics si rezultat të reformave të fundit në këtë institucion.

“Edhe pse UP-ja ka shumë punë derisa të mund të konsiderohet si njëri ndër më të mirët në botë, është kënaqësi të shohësh këtë progres, i cili konfirmon përpjekjet tona për reforma në vitet e fundit,” tha ai.

Ngritja e hulumtimit shkencor në nivel të njësive akademike ndikon drejtpërdrejt në rangimin e UP-së jo vetëm në Webometrics, por edhe në ranglista të tjera të universiteteve.

Webometrics në mënyrë unike përdor analizimet e linqeve, të cilat ata citojnë për të ofruar një vlerësim më kualitativ, i cili konsiderohet si mjet më i fuqishëm sesa analiza e citimit ose anketat globale.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close