Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Nga sot, katër ditë festë për Shën Nënën Terezë

Loading...

Duke filluar nga sot e deri më 4 shtator do të mbahen aktivitete të ndryshme në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë,kjo organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës në kuadër të Festës për shenjtoren tonë.

Sipas njoftimit të ipeshkvisë, sivjet, në mënyrë të veçantë do të kujtojmë 1-vjetorin e shugurimit të Katedrales dhe 90-vjetorin e nisjes së Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës për misione në Kalkuta të Indisë.

Përveç meshave dhe ligjëratave për jetën e Nënë Terezës, do të ketë edhe shpërndarja e ushqimit për të varfër dhe aktivitete me fëmijë.

Programi

Treditëshi i Festës [2-4 shtator 2018]

Aktivitetet me fëmijë dhe të rinj gjatë treditëshit do të mbahen në sheshin e Katedrales

DITA I (E DIELE, 2 SHTATOR 2018)

11:00 – 12:00 Mesha në Katedrale

16:00 – 18:30 Aktivitete në pikturë me fëmijët e Famullisë dhe me Sindromin Doën (Kl 1-8)

20:00 – 20 :15 Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës (pjesa I) – Don Lush Gjergji

20:15 – 21:00 Muzikë nga të rinjtë e Famullisë së Prishtinës

DITA II (E HËNË, 3 SHTATOR 2018)

12:30 – 13:30 Mensa e të varfërve – shpërndarja e ushqimit për të varfër

16:00 – 18:30 Aktiviteti me punë dore (crafts) me fëmijë të Famullisë dhe me Sindromin Doën (kl 1-8)

19:00 – 19:45 Mesha në Katedrale

20:00 – 20:15 Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës (pjesa II) – Don Lush Gjergji

20:15 – 21:00 Muzikë nga të rinjtë e Famullisë së Prishtinës

DITA III (E MARTË, 4 SHTATOR 2018)

17:00 – 18:00 Ligjëratë mbi Katedralen: historiku, stili arkitektonik, veprat artistike (Don Dominik Qerimi, ideatori dhe projektuesi i veprave artistike në Katedrale)

19:00 – 19:45 Mesha në Katedrale

20:00 – 20:15 Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës (pjesa III) – Don Lush Gjergji

20:15 – 21:00 Muzikë nga të rinjtë e Famullisë së Prishtinës.

DITA E FESTËS (E mërkurë, 5 shtator 2018)

11:00 – 12:00 Mesha solemne e Festës në Katedrale, e udhëhequr nga Delegati Apostolik për Kosovë, Sh. T. Mons. Juliusz Janusz dhe Imzot Dodë Gjergji.

12:30 – 13:30 Koktej rasti për të pranishmit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close