Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Pensionistët kosovar marrin të dhënat e viteve 1990-1998

ATSH/ -Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim Shaban Kelmendin, përfaqësues i autorizuar i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Duke zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili i jep të drejtë Federatës në fjalë për qasje në të dhënat zyrtare për pensionistët e Kosovës  të periudhës 1990-1998, ministri Reçica i dorëzoi  Kelmendit  të dhënat zyrtare të mbi 80 mijë pensionistëve.

Reçica tha se MPMS po përmbush kështu një obligim ligjor dhe moral, duke theksuar se MPMS mbetet e përkushtuar t’u dalë zot të gjithë pensionistëve në vend.

Nga ana tij, Kelmendi falënderoi ministrin Reçica  për pritjen dhe përkushtimin për të realizuar kërkesën e Federatës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close