Advertisements

Pirro Burri –frymzim për Skënderbeun ?

Hanibali, sikur që mund të lexohet edhe në jetën e Shipionit, të parin midis gjithë komandantëve për përvojë dhe shakthësi e quajti Pirron . Ai –thoshte Hanibali, ai binte në sy jo vetëm me armet e tij që kishin një zbukurim me shkëlqim të veçantë, por edhe nga trimëria, të cilën me vepra e tregoi se aspak më i vogël se fama e tij”.

Tit Livi shkruante” Ai dallohej shumë nga të tjerët- mbretërit e kohës së tij, nga natyra e tij e shkelqyer, arsimi i lartët, përvoja në çështjet shoqërore. I pari që arriti t`a mbante ushtrinë në të njejtin ledh”

Ah sikur t`a kishim edhe një herë një Pirro !

Pirroja gjatë 25 viteve të mbretërimit ai ndërtoi qytete, fortifikime, rrugë, teatrostadiume , hipodrome që mahnisnin edhe sot specialistët për numrin dhe përmasat e tyre. Kryeqyteti i tij Ambrakai ( Arta) ishte stolisur me plot 1015 shtatore, qeë ështe e dokumentuar saktësisht. Merita e tija të mëdha historike për kundër dëshirës së mohimit harresës dhe shtrembërimit ato jetojnë edhe sot e kësaj dite .

Po sot, pse nuk e kemi së paku një hije të Pirros ,? Po lypi shumë .

Shikoni se çka shkruan Lukiani ( Dialogët e të vdekurve, shek II.) Pirroja , burrë pasAleksandrit në çështjen ushatrke e zinte vendin e dytë i ka sjellë mijëra ndryshime fatit. Ky i lutej perendisë, u bënte flijime por kurr nuk iu kerkoj fitore dhe dinjitet më të madh “ .. sepse ato i arrinte vet. Plutarku: “Pirroja me të vërtetë tërë jeten u mor me shkencën e luftes, këte ai e quante sit ë vetmin mësim që i kishte hije një mbreti.”

Edhe Skenderbeu nuk do të ishte Skënderbe, nuk do t`i bëne ballë Perandorisë më të madhe të kohës për një çerek shekulli po mos e kishte atdhedashurin, dhe po mos t`a njihte artin ushtarak dhe luftarak të Pirros-Burrit dhe Aleksandrit të Madh. . Të rikujtojmë që Skënderbeu, ishte pa ndihmën e Europës së kohës së tij.

Historia e lavdishme shqiptare duhet të krijojë njerzë të lavdishëm deri sa të jetë njerzimi.
Atdheu mbi të gjitha.!

Fahri Xharra, 03.09.18
Gjakovë

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close