Advertisements

Reportazh – Velipoja, si m’u duk…?

Loading...

Gjilan, 5 shtator 2018

-Kur arritëm në Velipojë, ora ishte njëmbëdhjetë e ditës. Ishim për herë të dytë në këtë vend pushimor, i cili është bërë një bukuri e rrallë natyrore. Plazhi i detit është i paskajshëm. Rëra është e “gjallë”, e cila të tërhqe për t’u shtrirë mbi të dhe për ta ndjerë vetën krejtësisht tjetër. Pas një ore, ku jemi akomoduar afër hotelit “Elita”, dolëm në buzë deti, në plazhën e gjerë e me shumë pushues. Thua se, kanë ardhur krejt Kosova dhe vendet tjera. Një ujë i nxehtë dhe tejet i patërt. Jo vetëm kaq.

Në hyrje të Velipojës, duke udhëtuar rrugës, shoferi i autobusit “Përparimi” tha se ky vend është periferia e Velipojës. “Shihni këto shtëpia, që duken vetëm nga një katshe. Qytetarët nuk janë lejuar të ndërtojnë shtëpitë e tyre të mëdha e të larta afër detit, plazhit. Shteti i atëhere, nuk i ka lënë qytetarët të jenë afër kësaj plazhe dhe plazhave të tjera të bregdetit për shkak se ishte zonë kufitare ushtarake me ish-Jugosllavinë ,vend me të cilin Shqipëria ishte në armiqësi permanente.

Edhe Nikolin Gjoka, nga Shkodra, por me banim në Velipojë, mosha 53 vjeçar, tha se ky vend (Velipoja) ka qenë një vend moçal me ujë, therra e barishta të ndryshëm. “Kjo është e vërtetë, ky vend bregdetar i Velipojës ka qenë një vend me ujë e me barrishta të shumta. Ka qenë një moçal që askush nuk ka guxuar të hyjë e të freskohet. Bile, matan Velipojës, si venbanim, ku janë dy lumenj, kanë qëndruar forcat policore, të cilat nuk kanë lejuar askënd të afrohen afër këtij plazhi të këtij vendi. Këtu, në një kohë ka basur drunj të egjër, therra e bari që të mbulonin mushkonjat. Pra, ka qenë vend i pabanuar dhe i panjohur si vend freskues. Por, më vonë, këtë vend e kan pyllzuar me pisha, të cilat edhe sot shihen dhe janë shumë dobishme. Krejt këtë vend e ka mbjellur me njerëz që i ka dëshkuar sistemi i asaj kohe. Tash, ky vend është bërë një freski joshëse, ku ia shton edhe bukurinë bregdetit dhe plazhit në fjalë. Më hetët, thonë se janë afruar njerëzit e pushtetit, të cilët kanë bërë gjah dhe janë relaksuar. Bile thuhet se, pjesa “elite” e pushtetit të asaj kohe kanë pasur të drejtë të argëtoheshin e të laheshin, madje edhe të bënin gjah, e tjerë”. Jo vetëm kjo.

Sot, ky vend, Velipoja, është bërë perla e bregdetit shqiptar. Shtëpitë e bukura shumë katshe, hoteleri dhe shtëpi banimi, ngrenin shtat si një vend i rrallë turistik. Dhe, ashtu ishte Velipoja e bukur. Me qindar e mijëra qytetarë vijnë këtu dhe pushojnë në rërën e nxehtë dhe shumë të shijuar për njerëzit që kanë reumë. Aty, afër plazhit të Velipojës ngre shtat shetitorja e pafund, e cila ka një gjerësi afro 10 metra gjerësi rrugë. Në dy anët e plazhit gumëzhonin daullet dhe muzika e preferuar e qytetarëve. Njerëzit, që ishin ardhur të pushojnë, në mbrëmje, dilnin dhe shetitnin për të pirë ndonjë kafe e lëng të freskët.
Tek hoteli “Te MALI”, çdo mbrëmje ka kënduar Ajshe Zuka, këngëtare, e cila këndonte dhe luante me tingujt e këngës. Me këta tinguj të bukur të këngës, ajo i bënte pushuesit kososovar e të tjerë për vete. Më e preferuar ishte kënga “Xhamadani vija, vija…” e cila këngë u pëlqente pushuesve, të cilën këngë e adhuronin shumë shqiptarë. Kur vinte ora 12-të, çdo gjë pushonte. Këtu, pas kësaj kohe, vetëm valët e detit dëgjoheshin duke e valëvitur ujët e detit të kaltërt. Nata ishte një qetësi e thellë shpirtërore, ku afër detit me pisha të shumta, pushuesit e ndjenin ajrin e freskët që lëvizte në çdo kënd të kësaj pushimore të pafund. Gjer në orët e vona, shetitja e pushuesve buzë detit nuk kishte të ndalur.

Edhe tek Restauranti “Gjakova” puna nuk ndalej. Ay afroheshin pushuesit dhe ngrënin pica, burekë e gjellëra të ndryshëm. Edhe Vera Gjoka, një qytetare e zonja e Velipojës, por e ardhur nga Lezha, na bëri pritje vëllazërore. Ajo, për mungesë të banimit, na lëshoi dhomën e saj të fjetjes gjer ditën e ardhshme. Ishte një femër bujare dhe shumë mikëpritëse. Na tha se, sa herë të gjendemi në Velipojë, të kthehen aty tek motra e saj Elita, e cila ka hotelin aty afër dhe bën zgjidhje për banim.
Kaluan shpejt 8 ditë në Velipojën e bukur. Vërtet, Velipoja ishte një bukuri e rrallë e natyrës, ku njerëzit vinin dhe e mbushnin plazhin e këtij vendi, i cili, në një kohë ishte moçal, tash një vend i rrallë i pushimit dhe i relaksit shpirtëror. Të shtojmë edhe këtë se, këtu, në plazh vinin edhe gazetat ditore, të cilat lexoheshin mjaft nga pushuesit kosovarë. Vinte gazeta “Dita”, “Panorama”, Rilindja Demokratike”, “Bota sot”, “Kosova sot” e ndonjë tjetër. Këtu, në shetitore pati edhe vepra më të ndryshme letrare.
U kthyem nga Velipoja, e cila na la mbresa të pashëlyera për pak ditë pushimi. Pra, Velipoja ishte një bukuri e rrallë e natyrës. Secili duke u kthyer rrugës na pyeste, Velipoja, si ju duk? Përgjigja ishte: “Një bukuri e rrallë e natyrës shqiptare…!”/Tefik Selimi

Legjenda: disa foto nga Velipoja e bukur…

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close