Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

“Reporterët pa kufi”: Të mbrohet gazetarja Klodiana Lala

Loading...

“Ne e dënojmë sulmin me kalashnikov ndaj shtëpisë së Klodiana Lalas. Nuk ka mundësi që një gazetare investiguese që raporton në Shqipëri për krimin e organizuar të detyrohet të jetojë në frikë të vazhdueshme nga dhuna e armëve. Organet e kanë për detyrë ta mbrojnë atë”, ka thënë për DW të premten në Berlin drejteusi i organizatës „Reporterët pa kufi”, Christian Mihr, nëpërmjet një deklarate me shkrim.

Organizata „Reporterët pa kufi” vëren më tej se Shqipëria prej vitit 1991 nuk ka arritur të krijojë një panoramë mediatike pluraliste e të pavarur, megjithë përpjekjet intensive të shoqërisë civile dhe mbështetjes së madhe ndërkombëtare.

Mediat audiovizive janë në duart e disa biznsemenëve të rëndësishëm, një grup familjesh ndajnë mes tyre 90 përqind të xhiros së biznesit mediatik. Edhe media print është tejet e përqendruar në pak duar.

Këto kushte bëjnë që autocensura të jetë tepër e përhapur ndër gazetarët e Shqipërisë. 80 përqind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale. Atmosfera bëhet edhe më e vështirë nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili i përshkruan gazetarët me nofka si „kazan”, „helm” ose „armiq të popullit”.

Në indeksin e shoqatës „Reporterë pa Kufi” Shqipëria zë vendin e 75-të nga 180./DW

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close