Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Rigjenerohet lëkura e re si në filmat fantastiko-shkencorë

Loading...

ATSH-ANSA/ – Mitiku Uollverin nuk është më i vetmi që di si të shërojë plagët duke rigjeneruar lëkurën. Në fakt këtë superfuqi, thelbësore në shumë revista dhe filma fantashkencorë, ia ka vjedhur një teknikë e re e mjekësisë rigjeneruese, që rinovon qelizat e pranishme në plagë duke i transformuar në një lëkurë të re të shëndetshme.

Rezultatet e para pozitive, të arritura me eksperimetet tek minjtë, rrisin shpresat që në të ardhmen kjo teknikë të mund të bëhet një armë për të luftuar plakjen dhe tumoret e lëkurës, përveç se të përfaqësojnë një alternativë ndaj kirurgjisë plastike në rast të djegieve të rënda, plagëve të dekubituseve dhe ulçërat nga diabeti, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature” nga studiuesit e “Salk Institute La Jolla”, në Kaliforni.

“Këto rezultate përfaqësojnë një provë në parim të mundësisë për të rigjeneruar për së gjalli një copë të tërë me tre dimensione sikurse është lëkura dhe jo vetëm lloje unike qelizash sikurse ndodhte në të kaluarën”, shpjegon koordinatori i studimit, Juan Carlos Izpisua Belmonte.

“Kjo mund të jetë e dobishme jo vetëm për të rritur kapacitetet riparuese të lëkurës, por edhe për të përpunuar strategji rigjeneruese në situata të ndryshme patologjike tek njeriu, si gjatë plakjes, fazë në të cilën riparimi i lëkurës është shumë i ngadaltë”, theksoi ai.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close