Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

SHBA-ja shton praninë ushtarake në Gjermani

ATSH-AFP/ – SHBA-ja, që ka në Gjermani më shumë se 30 000 ushtarë, do të përforcojë edhe më shumë praninë e tyre ushtarake në këtë vend pavarësisht kritikave të përsëritura nga Donald Trump kundër Berlinit, njoftoi sot ambasadori amerikan në Gjermani.

“Rreth 1 500 ushtarë shtesë do të dërgohen deri në vitin 2020 në Gjermani. Ky kontigjent pritet të kontribuojë në përforcimin e sigurisë së NATO-s dhe Europës”, njoftoi Richard Grenell në një komunikatë.

Kjo deklaratë vjen pavarësisht kritikave të shumta të ngritura nga Donald Trump, që prej zgjedhjes së tij, kundrejt vendeve anëtare të NATO-s dhe veçanërisht Gjermanisë, të akuzuara se nuk kanë paguar pjesën e tyre dhe se mbështeten tek SHBA-ja për të garantuar sigurinë e tyre.

Vendet anëtare të NATO-s janë angazhuar në vitin 2014 që t’i dedikojnë 2% të PBB-së shpenzimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024.

Por rreth 15 vende janë ende larg këtij objektivi, duke shpenzuar më pak se 1,4% të PBB-së së tyre për mbrojtjen në vitin 2018 dhe disa shprehen se nuk mund të jenë në gjendje që të respektojnë fjalën e tyre deri në vitin 2024 për shkak të shkurtimeve buxhetore.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close