Advertisements

SHBA – Viktimat e para nga uragani ”Florence”

ATSH-AFP/ – Uragani ”Florence” ka regjistruar viktimat e para në bregun Atlantik të SHBA-së, shoqëruar me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm ndërsa autoritetet janë vënë në gadishmëri për shpëtimin e dhjetëra banorëve të izoluar nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujit.

Të paktën katër të vdekur u konfirmuan të shtunën nga burime zyrtare, mediat amerikane bëjnë të ditur për vdekjen e personit të pestë.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper pohoi se priten edhe disa ditë të tjera me shi, duke i cilësuar reshjet shkaktuar nga uragani ”si ngjarja e mijëvjeçarit”.

Prioriteti ynë i momentit është që njerëzimit të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, syri i uraganit goditi tokën pranë Wrightsville Beach (Karolinës së Veriut) të premten rreth orës 07:15 (11H15 GMT), me erëra që arrinin deri në 150 kilometra në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC). Karolina e Jugut u godit nga uragani disa orë më vonë.

Më herët u raportua se të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit ”Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close