Advertisements

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë,një gjeneral i lindur në Kosovë!

Ndrrohet një gjeneral ,Dikoviq që dyshohet për krime në Kosovë dhe vjen një tjetër në krye të Gjeneral Shtabit të Ushtrisë së Serbisë i cili ka lindur në Mitrovicë-Kosovë!

Përveç kësaj në biografi thuhet se shefi i ri i Ushtrisë Milan Mojsiloviç ,ka pasur ngritje profesionale ushtarake në taborret ushtarake të cilat Serbia i konsideron ,ose deri tani i konsideronte armiqësore!

Nga kurset më të rëndësishme ndërkombëtare, mbaroi programin ekzekutiv i cili zgjati katër muaj në Kolegjin Evropian për Studime të Sigurisë.

Ai ishte Zyrtari Kryesor i Operimit të Komandës së Operacioneve të Forcave të Armatosura Serbe, Zëvendëskomandant i Komandës së Përbashkët Operacionale në Shtabin e Përgjithshëm dhe i Komandantit të Ushtrisë Tokësore.

Në periudhën prej një viti që nga tetori 2013, përveç detyrimit të Shefit të Përfaqësuesit Ushtarak në Misionin e Republikës së Serbisë në NATO, ai shërbeu si Kryetar i Grupit Ndërkombëtar Këshillëdhënës në Qendrën për Bashkëpunimin e Sigurisë RACVIAC.

Para emërimit të tij në pozitën e tanishme nga viti 2013 në 2017, ai shërbeu si Shef i Përfaqësimit Ushtarak në Misionin e Republikës së Serbisë pran NATO-s në Bruksel./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close