Shqipëria mposht Izraelin

Loading...

ATSH- I. Vata/ Ndeshja e parë e përfaqësueses shqiptare në Ligën e Kombeve përfundoi me fitoren e ekipit tonë me rezultatin e ngushtë 1-0. E nis kështu debutimin e tij me ndeshjet zyrtare trajneri italian Kristian Panuçi, pas dy dështimeve në ndeshjet miqësore me Ukrainën dhe Kosovën.

Pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Izrael ishte më e mirë për përfaqësuesen tonë, që e nisi me sulme të njëpasnjëshme.

Në minutën e 50 Memushi finalizoi aksionin me një gjuajtje tokasi që rrezikoi portën e Izraelit.

Një tjetër aksion nis nga mesfusha ku në minutën e 53 godet Basha.

Por finalizimi erdhi nga Taulant Xhaka në minutën e 55-të me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke shënuar gol dhe kaluar në avantazh Shqipërinë.

Skuadra shqiptare rrezikon përsëri në minutën e 58, ndërsa vazhdon presingun ndaj kundërshtarit.

Në minutën e 63-të Hysaj drithëroi mbrojtjen e miqve, pas një kundërsulmi të shpejtë nisur nga mesfusha jonë.

Në të ’72 minutë Strakosha shpëton përsëri portën tonë nga një gol i sigurtë.

Në minutën e 75-të Hyka ishte pranë golit të dytë, por portieri izraelit ishte në lartësinë e duhur.

Deri në fund ekipi shqiptar ishte më i qartë dhe e meritoi plotësisht trepikëshin e parë të këtij kompeticioni.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close