Sindikata e Arsimit ,të shtunën protestë

Loading...

Sipas SBASHK-ut të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete janë të zhgënjyer me veprimin e Qeverisë, e cila aprovoi Projektligjin për Paga duke mos përfillur sa duhet kërkesat e vazhdueshme e të argumentuara të  SBASHK-ut  për pozitë meritore në këtë Projektligj të punëtorëve arsimor,prandaj kjo sindikatë njofton se të shtunën do të mbajë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës,njofton RTKLive.

“Ky veprim i Qeverisë pikërisht në ditën kur filloi viti i ri shkollor ka bërë që punëtorët e arsimit të ndjehen të diskriminuar e të degraduar dhe prandaj  kanë kërkuar nga organet udhëheqëse të SBASHK-ut që  niset me veprime konkrete sindikale. Kështu duke dëgjuar zërin e anëtarësisë SBASHK-u organizon të shtunën me 8 shtator  para ndërtesës së Qeverisë një protestë në të cilën marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve  dhe Kryesia, që përbëjnë numrin prej rreth 1000 pjesëmarrësish në këtë veprim sindikal”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u ka bërë publike edhe rrjedhën e protestës :

Autobusët me pjesëmarrës me kohë nisen nga çdo komunë dhe parkohen  në parkingun te Pallati i Rinisë dhe  Sporteve,

Ora 11 e 30 deri në orën 11 e 45 protestuesit bëhen bashkë te Sheshi “Zahir  Pajaziti” ( te Hoteli “Grand”),

Ora 11 e 45 protestuesit në mënyrë të organizuar marshojnë nëpër  Sheshin “Nëna Terezë” deri të ndërtesa e Qeverisë,

Ora 11 e 55  fjalë rasti dhe leximi i kërkesave,

Ora 12 e 30  përfundimi i protestës dhe shpërndarja e protestuesve.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close