Stoltenberg në vizitë zyrtare Maqedonisë në prag të referendumit për emrin

Loading...

ATSH-AA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti dje në mbrëmje në Maqedoni, ku u prit nga ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

Sipas informacioneve nga kabineti i presidentit, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoni, Stoltenberg do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi, me kryeministrin Zaev, ministren e Mbrojtjes Shekerinska dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Stoltenberg do të vizitojë edhe Stajkovcin, ku në vitin 2016 trupat dhe pajisjet e NATO-s u angazhuan për të ndihmuar në tejkalimin e pasojave të përmbytjes.

Stoltenberg gjithashtu do të vizitojë kazermën ”Ilinden” ku do të marrë pjesë në një stërvitje nga anëtarët e forcave speciale.

Ndërkaq, në prag të referendumit të planifikuar për më 30 shtator të këtij viti, pritet që kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz ta vizitojnë Maqedoninë./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close