Të ardhurat e Real Madridit për periudhën 2017-2018

Loading...

/ATSH-AA/ – Të ardhurat për periudhën 2017-2018 të klubit të Ligës së Parë të Futbollit të Spanjës (La Liga), Real Madrid, kanë arritur në 750,9 milionë euro.

Gjiganti evropian i futbollit njoftoi tabelën financiare të sezonit të kaluar, sipas së cilës, të ardhurat nga aktivitetet e klubit janë rritur për 11,3 për qind, duke arritur në 750,9 milionë euro.

Shifra nuk përfshin të ardhurat e fituara nga transferimet e futbollistëve, ndërsa u shënua rritja më e madhe që nga viti 2000.

Më tej, klubi bëri të ditur se sukseset e arritura në turnetë kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave, por bonuset e paguara në këtë periudhë kanë ndikuar në shpenzimet.

Gjithashtu, theksohet se klubi mbretëror nuk ka asnjë borxh dhe se ky është sezoni i tretë me radhë të cilin klubi e ka mbyllur me fitim.

Real Madrid në korrik të këtij viti lejoi transferimin e Cristiano Ronaldo në Juventus për 100 milionë euro.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close