Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

The Wall Street Journal: Politika amerikane dhe ajo Gjermane në konfront qasjeje ndaj Ballkanit Perëndimor

Loading...

Gazeta e njohur amerikane ‘The Wall Street Journal’ ka shkruar në lidhje me mardhëniet e Kosovës me Serbinë dhe idetë për ndrrim kufijsh ,pas mbajtjes së mbledhjes ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Europian në Vienë.

The Wall Street Journal thekson se SHBA dhe Gjermania janë në anë të kundërta kur është fjala për një plan të mundshëm për të ndryshuar kufijtë midis Serbisë dhe Kosovës dhe për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet kryesore të mëdha territoriale në Evropë.

Berlini është i shqetësuar për “një lëvizje që mund të hapë kutinë e mosmarrëveshjeve ndër-etnike të Pandorës në disa nga vendet më të varfra të rajonit” dhe zyrtarët gjermanë thanë të premten se mbeten thellësisht skeptikë lidhur me këtë çështje,shkruan më tej në WSJ.

Në këtë kontekst, WSJ thekson deklaratën e Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mass.
“Ne nuk mendojmë se bisedimet mbi shkëmbimin e territorit midis Kosovës dhe Serbisë janë konstruktive, të cilat mund të hapin shumë plagë për njerëzit atje”, i tha Mas BBC në rrugën drejt Vjenës për bisedime midis ministrave të jashtëm të BE dhe zyrtarëve të Ballkanit.

Nga ana tjetër, sipas tekstit, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton tha javën e shkuar se Uashingtoni nuk është i shqetësuar për këtë ide, pavarësisht nga opozita e dy të tretave të Perëndimit.

Një marrëveshje përfundimtare për korrigjimet territoriale mund të gjejë kritika të rëndësishme në terren, vlerëson WSJ, me nocionin se kësaj ideje i është kundërvënë nga klerikët ortodoksë serbë dhe politikanët kryesorë të Kosovës.
Përveç kësaj, zyrtarët në Bosnjën fqinje shtuan se ata ishin të shqetësuar se kjo mund të nxiste më tej përpjekjet e Republikës Srpska dhe të Milorad Dodik për pavarësi.

Gazeta gjithashtu thotë se disa udhëheqës evropianë janë të shqetësuar se një marrëveshje e mundshme e ndryshimit të kufijve mund të shkaktojë shpërbërjen etnike në Maqedoni, e cila përjetoi dhunë sporadike ku u përfshi popullata shqiptare.
New York Times kujton se Ministri i Jashtëm finlandez Timo Soini tha të premten se “duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të mos provokojë probleme të reja në rajon” dhe se kancelarja gjermane Merkel më parë këtë muaj deklaroi se “kufijtë e këtij rajoni janë të paprekshëm” .

Gazeta amerikane deklaron se ideja e rivendosjes së kufijve për t’i bërë vendet e Ballkanit etnikisht homogjene është e papëlqyeshme midis shumë qeverive evropiane.

“Disa nga zyrtarët kryesorë evropianë filluan karrierën e tyre në Ballkan dhe morën pjesë personalisht në luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve 1990, ku janë vrarë rreth 140,000 njerëz. Megjithatë, BE ka kërkuar zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë dhe për vite me rradhë”, thotë teksti.
WSJ thekson se Uashingtoni dhe Berlini përgjithësisht ranë dakord për rajonin që kur Presidenti Bill Clinton kryesoi bisedimet e paqes të Dejtonit në 1995 që solli paqe në arenën kryesore të luftërave jugosllave – Bosnje dhe Herzegovinë, por se nën Donald Tramp SHBA ka treguar interes në rishqyrtimin e politikës së saj në lidhje me këtë rajon.

Gazeta New York-ase përfundon se mbështetja amerikane për shkëmbimet territoriale në Evropën Juglindore është midis një sërë çështjesh që Berlini dhe Uashingtoni nuk bien dakord./

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close