Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ukraina nis manovra ushtarake të përbashkëta me NATO-n

Loading...

ATSH-AFP/ – Ushtria ukrainase filloi sot manovra ushtarake të përbashkëta me SHBA-në dhe vende të tjera anëtare të NATO-s, nën sfondin e tensioneve të vazhduara me Rusinë fqinje, që organizon manovrat e saj javën e ardhshme.

Këto manovra vjetore që quhen “Rapid Trident” grumbullojnë deri më 15 shtator pranë fshatit Stariç, në perëndim të Ukrainës, rreth 2 200 ushtarë dhe 350 pajisje luftarake nga 14 vende, nga të cialt 10 janë anëtare të NATO-s.

Përveç Ukrainës, tre ish-republika të tjera sovjetike që janë bërë partnere të NATO-s, Azerbaxhani, Gjeorgjia dhe Moldavia, marrin pjesë në këto manovra ushtarake.

Këto manovra zhvillohen një javë para se Rusia të zhvillojë “Vostok-2018”, manovrat ushtarake më të mëdha të organizuara nga ushtria ruse që prej viteve 1980, me pjesëmarrjen e 300 000 ushtarëve dhe disa njësive të ushtrisë kineze dhe mongole. Ato do të zhvillohen nga 11 deri në 15 shtator në Siberinë lindore.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close