Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ushtria e Kosovës ,jo pa ndryshime kushtetuese

Loading...

Projektligjet e miratuara nga Qeveria për shndrrimin e për Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri po shihen si përpjekje e Qeverisë për kalim nëpër “rrugë të shkurtër” deri te formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe si si vazhdimësi e nismave të mëhershme pasi që për themelimin e një force mbrojtëse, do të nevojiten edhe ndryshimet kushtetuese.

Pakoja e qeverisë përfshin projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Tentativa e Qeverisë së Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës të bëhet përmes ligjit për FSK-në, vështirë se mund të bëhet,thonë njohësit e qeshtjes.

Zyrtarët e NATO-s dhe partnerët ndërkombëtarë tanimë kanë shprehur qëndrimin se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së.
(Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dërguar në Kuvend një ligj, përmes së cilit mëtohej të shndërrohej FSK-ja në Ushtri. Por, ky ligj ishte tërhequr, me argumentimin se do të tentohet që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Por, ndryshimet kushtetuese kërkojnë dy të tretat e deputetëve përfshirë dhe dy të tretat e deputetëve të pakicave, që aktualisht nuk janë.
Lista Serbe, parti e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, në vazhdimësi ka kundërshtuar shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese.
Nënkryetari i Listës Serbe dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë shumetnike, e uniformuar dhe e pajisur me armatim të lehtë.

FSK-ja është themeluar në vitin 2009, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të të cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës.
FSK-ja numëron më shumë se 2000 pjesëtarë, prej të cilëve 200 i përkasin komuniteteve pakicë, kurse 100 janë nga komuniteti serb./REL

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close