Zbulohet një vendbanim antik në Divjakë nga arkeologë të një misioni shqiptaro-gjerman

Loading...

ATSH/ – Një vendbanim antik që lulëzoi mes shekujve 6-3 para Lindjes së Krishtit po del në dritë në kodrën e Babunjës në Divjakë. Një mision shqiptaro-gjerman ka nxjerrë në dritë muret fortifikuese, banesa e rrugë, ndërsa po studion arsyet e braktisjes së menjëhershme të vendbanimit.

Rrënojat e një vendbanimi të lashtë po dalin në dritë në Babunjë të Divjakës. Arkeologë shqiptarë e gjermanë që po punojnë aty prej disa javësh kanë zbuluar në rreth 3 metra thellësi pjesë  mureve fortifikuese , banesa e rrugë.

Projekti arkeologjik shqiptaro-gjerman për gërmime në vendbanimin antik të Babunjës (Bashkia Divjakë) është një bashkëpunim mes Institutit Arkeologjik Tiranë dhe Freier University Berlin.

Qëllimi i këtij projekti është zbulimi i vendbanimit antik që gjendej në kodrën e Babunjës, datimi dhe njohja e evolucionit që ka pasur ky qytet antik. Aktualisht janë kryer gërmime ne murin rrethues dhe në një pjesë të qytetit.

Gjetjet e deritanishme dëshmojnë rëndësine që ka pasur ky qytet i fortifikuar në hapësirën që shtrihej mes Apollonisë dhe Durrësit, si dy qendrat më të mëdha urbane të zonës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close