Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Zbulohet rastësisht një letër e Einsteinit!

/ATSH-ANSA/ – Kopja e një letre të nënshkruar nga Albert Ajnshtajn u gjet rastësisht nga një nëpunës i Arkivit Kulturor Hebraik të Mynihut, që ishte fshehur mes dy gazetave të vitit 1961, sipas shtypit vendas.

Është një letër përshëndetëse e vitit 1932 dhe e shkruar nga shkencëtari për ditëlindjen e 50-të të ekonomistit hebre Julius Hirsch, origjinali i të cilit është ruajtur në trashëgiminë Hirsch të Institutit Leo-Baeck në Nju Jork.

“Letra ishte nënshkruar nga Ajnshtajni dhe kolegu ishte shumë i kënaqur për zbulimin”, sipas medias.

Mënyra e mbërritjes së letrës në arkivin e Munihut nuk është e qartë.

Ajnshtajni kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe të rinisë në Mynih, por më 1932 ai kishte qenë në Berlin për pak kohë përpara se të shkonte në SHBA./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close