⦁ Prof. dr Hakif Bajrami: Kush e kurdisi tregtinë me organe njerëzore kundër UÇK-së?

Loading...
Hakif Bajrami

11/10/2018
Të gjithë kundër Thaçit për kufijtë e tij. Thaçi, Parlamenti dhe Qeveria kundër frikës  po amortizohen në lojën me kufij, në vend që të merren me reforma politike dhe ekonomike! Armiku në këtë tollovi, po thur rrjeta meskine për ta defaktorizuar Luftën e Drejtë të UCK-ës dhe Shtetin e Kosovës. Pra nuk ndërtohet shteti me fraza patriotike dhe poltron e super-poltorn që deri dje kanë bërë vetëm lajme për gazeta dhe mjete radiotelevizive ditore, duke i shërbyer padronit politik. Nuk ka ardhmëri pa arsimim të popullit dhe shkencë të mirëfilltë institucionale ekipore. Pas tërë skajshmërisë politike H-H po i shprehin njëri tjetrit ngushëllime amortizuese, ndërsa Beogradi dhe Kremlini po thurin intriga të reja. Ndodhë ky fenomen sepse pushteti po mbahet kudo nga rentierët dhe kulakët, e populli për çdo ditë po bëhet ma i varfër, ndërsa pushtetarët për po bëhen për çdo muaj ma të pasur.
Serbia nuk ka ndonjë kapacitet për të dominuar ekonomikisht në Ballkan. E vërtet, dihet bilansi tregtar Kosovë-Serbia dhe në këtë nivel fare politika imperiale serbiane nuk ka pse të brengoset pse nominalisht nuk e ka nën okupim Kosovën, pas 10 qershorit 1999. Në lidhje me këtë, të gjith luftërat e përgjakshme që i ka nxitur Serbia 1989-1999, nuk kanë qenë fare të natyrës ideologjike, e as ekonomike, por thjeshtë lufta është bërë për territore dhe pas këtij “ngadhënjimi”, dihet se çka përfitohet. Përfitohet çdo gjë. Në luftën neokoloniale në Bosnje, Serbia me ndihmën e R. Hollbrukut nga 33% të popullsisë fitoi 49% territor si rrezultat i luftës ma të egër pas Luftës Dytë Botërore, ku Srebernica mbetën si shembull gjenocidi i një lufte që kishte prapavijë, e ku politika e Beogradit u cilsua si shkaktare e drejtëpërdrejtë.
Pas mbarimit të luftës në Kosovë, qarqet intelektuale dhe shkencore e shtetërore në Serbi do të hulumtojnë se në cilën hapërsirë ku ishin zhvilluar luftimet neofashiste serbiane mund të gjindet ndënjë shembull EKLATANT që e AMORTIZON gjenocidin në Srebernicë. kjo ngjarje tragjike që ka ndodhur edhe në BESë të OKB, disi Beogradi provoi me të gjitha mjetet të mjegullohet. Dhe të gjendet mjegulla në Bosnje, u mendua në Beograd, vetëm plaga mund të aktualizohej, aq më parë kur akuza për gjenocid ishte në rrugëtim të epilogut në Tribunalin e Hagës.
Serbët si serbët, gjithmonë spiritual për thurje të rrenave, shumë shpejtë e gjetën “dramaturgun” dhe ku tjetër pos luftës së drejtë të UCK-ës, ia montuan se drejtuesit e saj: “kanë bërë tregti me organe trupore të serbëve të vrarë”. Këtë montim e plasoi në vendin e duhur KOS dhe Dr Stojan M Protiq. Ortekun nti Kosovë, nga pala shqiptare nuk pati kush ta ndalë, sepse të gjithë ishin të nxënë se si të kapitalizohen ose ta defaktorizojnë njeri tjetrin me “tradhti”. Kështu në hapësirë pa pengesë skenari i S. Protiqit mori dhenë. Si shpërblim që e kishte zbuluar një triler “profitabil”, Dr Stojni do të shpërblehet si mbasador në Bern të Zvicrës, prej kah me që ishte njohës i mirë i gjuhëve, do të krijojë rrietë të gjerë që t` i bashkangjiten mashtrimit të shekullit edhe shumë deputet të KE-s, sepse “tregtia me organe njerëzore” është diçka senzitive nëse bëhet paligjësisht.
I njëjti aktor i trimëruar (S. Protiq), përmes Boris Tadiqit, do ta ngritë çështjen e padisë përmes KS OKB, ku i ndihmojnë ekspetertet rus në GJND, kundër pranimit që Kosova ka shpallë pavarsinë “njëanshëm”. Edhe këtu dihet se k marrë autogol Stojni dhe tërë mkineria neofashiste serbe. Dhe, për zbulimin e skenareve të tij, Stojan Protiqi, do të emrohet ambasador në SHBA. Dhe, kur u kuptua e tërë trillimoida e tij, u revokua shumë shpejtë dhe u kthye në Beograd, për të i pluar veshët një kohë të gjatë si “opozitar”.
Pas një pushimi të gjatë Dr Stojan M. Protqi i është kthyer sherbimit insinuativ serbian, duke i sherbyer A. Vuçiit efektëshem, tinzishtë. Tash ky tregtar flamujsh ka nxënë pusi në mes Vuçiqit dhe Thaçit, me pazaret: “Jo këmbim territoresh;Jo ndarje të Kosovës; jo korigjim kufijësh, por sipas principit të Konferencës Lozanës nga viti 1923, në mes Turqisë dhe Greqisë, këmbim të popullsisë, me kusht që Veriu i Kosovës nuk hynë në pazar fare, sepse , sipas tij, kurrë nuk është administrur nga organet shtetërore të Kosovës, por nga mafia e Beogrdit, UNMIK-ut dhe EULEX-it. Madje, Stojani i Protiqëve kërkon nga KOS që të përhapë telallin në të gjitha kishat e Vaselenës, që zonat e vogla dhe tri manastiret të fitojnë grancionin nga KS OKB “eksteritorialitet ”. Ja kjo është gracka që ka rënë Presidenti Hashim Thaçi dhe këshilltarët e tij, që do të ishin sufller të kqinjë edhe në ndonjë teatër katundi.Madje shumë mirë i kemi punët kush na përfaqson në këtë kohë të informatës teknologjike dhe intelegjencës kulminante. Nuk ndertohet shteti me injorntë dhe nepotizëm mikrrobogjez gjysëm mesjetar. Hej ish shoferi i djeshëm është sot ministër. Ish injornti me të gjitha notat gjashtëshe në fkultet ka qenë ministër i P. Jashtëme dhe aty ka filluar orteku komik, Republika e Kosovës është kthyer sot në viktimë. E kur të dihet se cilët jnë sot tregtarët që bëjnë pazare me Serbinë, nga malli e deri te toka, atëherë po e them publikisht vetëm një ndryshim rrënjësor mund të na shpëtojë. Shiqoni lexiues të nderuar, ku të takohesh sot të thon: kur të lejohen vizat, Kosova do të shprazet. E këtë e do Stojani….mësoni o zyrtarë të Kosovës që e keni shtri për dhe Kosovën nga Akademia ‘senile’ e deri te shoferët e 138 ministrave e zavendës ministrave të qeverisë fajdeve dhe rentave. Ndryshe nuk mund të quhet inflacioni moral i saj, sado simpati të kam për kryeimamin.
Në Evropë në përgjithësi e në Ballkan në veçanti,  po lulzon e djathta politike ekstreme. Politikanët e Republikës Kosovës nuk e kanë luksin të bëjnë tregti me: kufijë, me bisedime “tektike”, me viza, me papunësi, me shendetësi invlide, me arsimim ku më tepër ka hipokrizi politike se sa edukim dhe arsimim solid evroperendimor, me FSK-ën, me veteranë, me prokurorë që e hudhin gurin dhe largohen me dyshime, me qëndrimin se Veriu i Kosovës qeveriset, nuk qeveriset nga Qeveria e Kosovës, me injorimin se për çdo ditë Shesheli  Cetniku dhe Boshko Lotiçefci (fashist) kërcnohen se në Kosovë mund të hyjmë për një  orë, për dy  orë, dhe askush nuk reagon. Pushtetarët në të gjitha segmenetet i ka përfshi friga dhe as nuk mendojnë për reformë zgjedhore, politike e veting të drejtësisë, reformë ekonomike, sepse në rast të çdo ndryshimi, këta që janë në parlament do t` i humbin të gjithë pozitat. E ministrat dhe zavendsministrat, kur të lrgohen, me aftësinë që kanë, mund të hapin vetëm ndonjë kamp për larjen e veturave të pushtetit të ri, por me tender të zotërijëve të partive invlide, që kanë emër por nuk kanë as invencion e as akribi zhvillimi, që të ndryshojnë diçka në këtë shoqëri të smurë kapitaliste.Po. Mendoj, se shumë shpejtë do të dihet se ku janë e ku do të mbesin.
Shqiptarët sot në vend të mashtrimit të madh, duhet të deshmojnë zgjim të madh, duke i treguar Serbisë se nëse e sulmon  Kosovën, luftën mbrojtëse kësaj radhe do ta ketë edhe në qytetet e Serbisë, madje edhe midis Beogradit. Mjaftë ma, ne nuk mundemi të jetojmë nga kërcnimet serbiane sikurse lepuri në therrë, e Serbia prap të bartë kufoma shqiptare, për të humbur gjurmë. Ne nuk kemi ku të shkojmë përtej varatve tona, kur skujt nuk i kërcnohemi. Ku është Evropa?.Serbia për çdo muej siguron armatim modern prej Rusisë, e neve na thuhet se ushtrinë duhet ta bëjmë në harmoni me ata që duan sërish duan të na gjenocidojnë!!!.
Po mbushen disa vjet që është themeluar Gjykta Speciale për shiptar, me seli në Hagë, për t` i ndiekur penlisht vetëm drejtuesit e Luftës çlirimtre në Kosovë. Kjo gjykatë ka mbetur si një relikt i Tribunlit Hagës, i cili u themelua për t` i dënuar krimet në gjitha luftërat në ish Jugosllavi. Tribunali u themelua me vendim unanim të KS OKB. Dhe pas përfundimit të punës së këtij Tribunali, qarqeve neofashiste serbe u doli “gjumi” dhe ia arrijtën qëllimit që për shqiptarë të ngritët një gjykatë “post mortem”-Tribunalit. Me sa e njoh historinë moderne (1899 e tutje), ë është vertetur nëpër simpoziume ndërkombëtre me dhjetëra herë, ku historiogrfinë serbiane ( më duhet të mos jm modest ma) e kam shtri për toke si për argumente dhe plan programe kudrdoherë si: D. Batakoviqin, Qubrilloviqin, Gligorieviqin, Kaçavenden, Protiqët, Zhivkoviët, Novkoviët-të gjithë këta kanë përfunduar antar të Aakadmisë serbiane, e ne Akademinë e Kosovës e kemi bërë han të partive dhe klaneve, që kritikën e kuptojnë si bela dhe lëshohen në fjalor rrugaçësh, por që ndaj neofashizmit serbian, nuk kanë guxuar ta ngrehn kokën kurrë. Pra sa e njoh historinë nga Paqja e Parisit (1856) e Kongresi i Berlinit (1878) e tutje, gjykatë të tillë kundër një populli, nuk ka pasë.
Me këtë Gjykatat fashiste, më së shumti u gëzuan ata që i kishin bërë planet dhe programet për shfarosje të shqiptarëve, sepse një herë patën sukses të plotë me spastrimin e Sanxhakut Nishit (1878), kohë kjo kur u shfarosen 714 lokalitete shqiptare që dualën në skenën historike se janë shqiptarë qysh në vitin 1375, kur osmanlijtë e vendosën pushtetin në Krahinën e Naisusit, katër vjet pas Betejës Maricës (1371). Edhe një herë pushteti okupator serbian, provoi ta shfarosë popullsinë shqiptare në tërë Shqipërinë Kontinetale më 1938, duke sajuar me Republikën e Turqisë mundësinë që ta deportojë në Anadolli një popullsi që kombëtarisht nuk  e kishte asnjë lidhje me osmanlinë e as me Turqinë nga viti 1908 e deri me sot. Nuk dua të lëshohem në tragjedinë që ka ngjarë si shpërngulje 1912-1915; 1918-1941; 1950-1999, sepse populli megjithë atë i ka bërë ballë në substancë terrorit shtetëtror serbian, të cilin bota Perendimore nuk e njeh si tragjedi, edhe pse në arkiva i ka të gjitha argumentet. Nuk e njeh sepse Perandoria Osmane, në një mënyrë  së bashku me Rusinë criste dhe komuniste, me Serbinë princore,Jugosllavinë totalitare është bashkëpjesëmarrëse në këtë krematorium ndaj shqiptarëve. Si rezultat i asaj politike deportuese, sot në Turqi janë afro 7 milion shqiptarë, të cilët nuk e kanë asnjë të drejtë elemnetare kombëtare. Kuptohet se kjo tragjedi është sajuar në bazë të rreligjionit të ngjajshëm, por jo në bazë të kombit ndryshëm. Ndodhi ky fenomne sidomos pas Konferencës Lozanës (1923), kur Turqia Kemajliste dhe Greqia neofashiste lidhën Konventë për këmbim të popullsisë, duke pasë për bazë çështjen rreligjioze. Me këtë Konventë ndodhi  sikurse më 1878 spstrimi i plotë i Sanxhakut Nishit, ndodhi spastrimi i Camërisë, e cila popullohej 78-93 % me popullsi shqiptare islmao-ortodokse, por që ndiheshin kombëtarisht shqiptar. Ngritu sot e kërko Sanxhaun e Nishit, kur atje nuk  e ke asnjë familje shqiptare. Ç ka pra edhe me Çamerinë,kur atje nuk ka mbteur shiptar që guxon të deklarohet e Greqia është antare e BE-së.
Me metoda të përziera por me fuqinë e armës Sllobodan Millosheviqi provoi në fund të shekullit XX (1998-1999 sidomos) ta spastrojë Kosovën nga shqiptarët, kuptohet pasi që e krijoi shansën duke i larguar mbi 260 000 punëtorë shqiptar nga puna, pasi që shqiptarët kishin krijuar një iluzion se me mjete paqësore do të ngadhënjejnë mbi neofashizmin e ai për çdo muaj ndërmerrte krime më masive. Këtij yryshi neofashit serbian i doli me fuqinë e arms përpara UCK, pra me mjete jo paqësore, por shih në ato rrethana u deportuan mbi 1 milion shiptarë në të gjitha anët e botës (janar-qershor 1999).
Në çdo luftë nuk mund të garantohet pastërtia, aq më parë kur nga radhët e popullit të shtypur e të okupuar disa ishin shitur për nishana dhe për pozita, që në kushte normale nuk do të ishin as gjymrykgji në ndonjë pazar, por ata u bërën brenda natës disi ‘përcaktues’ të fatit të kombit shqiptar. Kështu u imponua lufta në dy fronte: kundër okupatorit dhe kundër mercenarëve dhe lakejëve të tij. Ku ka në botë që tradhtarit nuk guxon t` ia përmend krimin, sikur që provoi UNMIK+EULEX në Kosovë…
Të  gjithë armiqtë  Kosovës po luftojnë natë e ditë për të dëhmur se çështja e Kosovës, “nuk është tregim i kryer”, sepse lufta e drejtë ia prishi planet Serbisë neofshiste, sepse ata armiq i kanë nga dy e tri Kosova brenda, e vetëm Evropa i ka 95. Me këtë shpresë konjukturle çarqet serbe ëndërrojnë që “pazarin” për Kosovën ta kthejnë të paktën në KS OKB, pale mos do të “flejnë” SHBA,  Franca dhe Anglia dhe pastaj Kina dhe Rusia do të këndojnë ndonjë krainë për Kraleviq Markon. Duke menduar kështu, shqiptarët më 1999 filluan t` i lavdojnë të gjithë Flamujtë në Perendim. Me këtë nivel kritik të pozitës së trurit të kamur në “burek” mediokër, do të fillojë të hahet “krelana” me ujë, ku mendet ishin lëshuar në epokën e vetëlavdisë dhe akuzës, nga disa persona të pashkolluar, por me grada partiake.Shumë energji është hargjuar duke u akuzuar shqiptarët në mes veti, në stilin “ ti ke vrarë, ti ke ndejtë sehirë”, gjithënjë duke deponur poena negtiv ndaj UCK-ës. Në këtë fushatë të çemdurisë më së largut pati dhe është ende në modë një gzetë shqipshkronjëse “B. s.”.Dhe armiku që nuk ishte naiv, e dijti fare mirë se ku lëshohet “glca”. Filloi me mejshtri t` i vrasi shumë kundërshtarë të njeri tjetrit. Lexone: “UCK- kako smo izgubili Kosovo i Metohiju”, do ta kuptoni të dy palët se keni hudhur benzin në zjarin që ju ka diegë dhe nuk ngrohet se dike do ta djeg shumë keq. E asnjëherë politiknët bajraktar mëhallash, nuk e kanë vu gishtin në vetull, se çka përmbajnë 63 Dosjet e dërguara në Tribunalin e Hagës më 2000/3 nga BIA serbiane.
Për ta kuptuar se si u kurdisë akuza ndaj drejtuesve të UCK-ës, së pari duhet si pikënisje të jetë kush e hulumtoi gjenocidin në Srebernicë. Asnjë prokuror evropin apo i SHBA-ve nuk pranoi ta hulumtojë gjenocidin e pafalëshëm që ndodhi në BESE të KS OKB-ës në fillim. Po, Karlla Del Ponte e ngarkon për krimin e shekullit një prokuror PERUN që ta hulumtojë atë gjenocid, dhe për një kohë të shkurtër Paullo ( BARAJBERI u bë me famë botërore. E vërteta, ky prokuror e kreu detyrën me mjefatë sukses dhe makineria serbiane ia vnoi syrin, për çka në një kohë rekorde, rusët dhe kinezët, ku nuk munguan as indasit dhe disa vende arabe, filluan ta “trullojnë” Barajberin me lavdata INTERNE, pa e ditur fare opinioni, se çka synonin. Pra diplomacia e “kalanicës”, filloi ta rrjedhë ujin, jo nga fundi ku kishte vrima, por “nga lartë”! E për këtë diplomaci pushtetarët tanë as nuk kanë degjuar kurrë.
Kështu, kur ishte ora 12 pa 5 minuta, makineria neofashiste serbiane doli në skenë përmes një historiani i quajtur Stojan M Protiq ( nip i M. Protiqit- Ballkanikusit, që ishte themlues i parë i qeverisë Mbretërisë SKS. Me urdhëra të tijë ndodhi gjenocidi më 1919-1921 në: Rugovë, Plavë, Guci, Gjakovë, Pejë dhe në LLap ku më së shumti u dëmtua Prapashtica dhe Sharbani, me fmilje të tëra të shfarosura. Mizoria policoro ushtarke e Ballkanikusit atëherë, është dy herë më tragjike se Srebernica.(Lexone: H. Bajrami, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Prishtinë 2008, detalisht). Asaj tragjedie njerëzore ku dokumentet interne të pushtetit e vlerësojnë si diegje masive të shtëpive dhe popullit si në netët e Bengalit (AJ. S. 14/101/9-me mija telegrame që posedohen-hb), ua kalon vetëm diegja dhe krematoriumi çetnik në Bihor të Sanxhaakut 1942/43 ku pësun mbi 9000 shiptarë dhe boshnjak të rreligjionit musliman. Dokumentet i kanë botuar çarqet çetnike, madje me lavdata. Edhe në këtë krematorium merrë pjesë elita e e familjes Protiçëve, prej kah me perfiditet vepron sot Dr Stojan M.Protiqi e kompania, i cili këto ditë doli me tezen se transferimi i popullsisë. Zanati familiar nuk harrohet.
DR.Stojan M. Protiq në cilsinë e ish ambasasorit të RFJ në Bern të Zvicrës, duke u tronditur me të gjeturat në Srebernicë, do të përpilojë një raport shumë indikativ, duke mos pasur rrugë tjetër të akuzojë UCK-ën  se:” Ka bërë trgti me oragnet e serbëve të vrarë”, dhe atë ‘pazar’ e ka plasusr se është bërë në Malësi të Mbishkodrës, në një shtëpi të verdhë, ku organet janë “tarspalntuar”, nja 20 metra largë torishtës bagëtive! Ku jeni mjek shqiptar dhe joshqiptar? Tërë këtë skenar që e ka kurdisur Dr Stojan M. Protiqi, sikurse gjyshi i tij prej ideologu nazifashist që 22 vjet para Hiterit i projektoi kampet e përqëndrimit për shqiptarë (1921-1923) në Nish, Lekofc dhe Nikshiq (AJ. S. 14. F. 101/999).
Për ta realizuar “dramën”  e tij në skenën e Hagës,Dr Stojan M. Protiqi do  t` i drejtohet Karla Delpontës për ta marrë Raportin e tij në konsideratë. Në vijim do të vihet në kontakt P. Baraaberi i Perusë (Srebernuicus) dhe pas shumë peripetive do të stacionohetohet në Mitrovicën Veriore i shoqëruar me një lavire që shitej si juriste. Aty(afer Leposaviqit), do të furnizohet me “informata” të politikës “Panda”- vet vrajë e maskro e vet akuzo”, gjithnjë në stilin e Milln Protiqit. Ky kriminel më 1921 do t` i urdhëroi Drejtorit të kampit fashist në Nish: “Mos i vrani shqiptarët me pushkë se po ndihet krismat, por i therrni me bajoneta madje me duar të lidhura”. Madje për kalvarin në Prapashticë dhe Sharban, Millan Protiqi dhe Nikolla Pashiqi me bekim të Mbretit Aleksander, do të urdhërojë që kufomat të bartën në drejtim të Nishit, sepse Kryqi i Kuq dhe Instituti Kernexhi, ishin dalë në hulumtim. Bartëja e kufomave më 1999, nuk është hera e parë që e zbatojnë barbarët serbian të shkollës Protiqëve (Ballkanikusve). Po, me sugjerim të ambasadorit Serbisë në Bern më 2000/2, do të provohet që eshrat e marrur tjetërkund, të palsohen në shtëpinë e Verdhë në Malësi të Mbishkodrës dhe të akuzohen shqiptarët e sidomos drejtuesit e UCK-ës. Me që nuk do të pi ujë kjo “kreaturë” neofashiste si uvertyrë serbviane, dr. Stoja M. Prtotiqi me kujdesë do të largohet nga Berni dhe do të tarsferohet për mabasador në SHBA. Atje duke e luajtur rrolin e kuazimodos, do të “shpallet se është ambasadori më pro amerikan” nga Ballkani. Natyrisht se falli do të i krijojë hapësirë në fillim, por agjentet e CIA dhe FBI-ës shumë shpejtë do të i bien në gjurmë dhe me dhunë nga KOS (Kisha+BIA..) do të pensionohet, për t` u lajmëruar këto ditë (tetor 2018) me skripta recetore të reja të Dr Resherit nenazist (1942-1944). Deri këtu kishe shkuar falli i KOS-it dhe BIA-s serbiane, përmes këtij dr Stojan M.Protiqit, i cili le përshtypje të një llafazani që dinë shumë, sepse ia ka siguruar pozita aristokrate e Serbisë e përkdhelur nga Franca nga viti 1919, kur u krijua katrahura Jugosllavi në Versaj e aty nuk ishte Rusia fare, që si hapësirë unike sllave ishte dhe mbetet armiku nr. një i shqiptarisë atëherë po edhe nëse përtrihet.Pra nuk është gjithëherë Rusia fajtore për tragjedinë shqiptare.
Me mundime të mëdha diplomacia serbiane, do të provojë që të gjindet një “blerës” i mallit kancergjen të kotillës torishtë shoviniste, të dr. Stojan M. Protiqit dhe atë mall do ta marr “veresi” në fillim ng P. Barajberi, pastaj Dik Matrinoviq, që në fakt u bë një mercenar që arrijti të vejë në lajthitje tërë Këshillin e Evropës dhe më gjërë. Nuk është  krim i lehtë trillimi i kvartetit: Stojan, Barajber, Karla dhe Dik, por është trgjedi për diplomcinë e Kosovës që drejtohet nga analfabetët, që nuk e njohin hetuesin (hulumtimin), advokaturën (mbrotjen me fakte të çështjes shqiptare) dhe gjykimin (verdiktin), që duhet të rrezatojë seriozitet dhe dituri të guximshme. Në këto mjegulla që i ka kurdisë jo vetëm, pas shumë peripetive që mos të zbulohen, megjithë atë në Perendim pas informatave të para kur e kuptuan se “ku janë bërë traspantimet” (afer një torishte bagëtish) e tërë medicina botërore filloi të lëkundet nga turpi dhe Stojani do të filloë ta ndalë shpejtësitë, për të u tërhiekur, por gjurmet kishin mbetur. Megjithë atë Dr. Qorr Stojani, do të mednoi se diça ka bërë për Serbinë, dhe një kohë të gjatë do të maskohet, sigurisht me sugjerimin e atyre që e kishin lavduar në Bern dhe Vashington. Por papritamas do të shpërthej dreçi, dhe Parlameti i Republikës Kosovës, do ta pranojë themelimine Gjykatës Speciale,me çka mjegulohet çdo përgjegjësi e Stojanit, Gjykatë kjo, e cila është vetëm një maskë e plotë e skenarit të Dr. Stojan M. Protiqit, i cli terthorazi ka filluar tani të lavdohet se jo vetëm Presidentin Hashim Thaçi por edhe tërë garniturën e UCK-ës do ta dërgojë në Hagë. Madje nja 200 000 shqiptarë do të izhvendosë ng trojet e veta dhe do të i kolonizojë me serbë nga Knini dhe Sremi, me skenarin që e zbuloi këto ditë (6 tetor 2018).
Vetë fakti se po ndrrohen qe disa prokurorë në Hagë, po deshmohet se fjala është te një akuzë me zero vlerë, sepse nuk ka prova, dhe si i tillë skenari “Protiq”, duhet të shkojë ne plehun e kanalizimit të Radikalëve të Protiqit, Pashiqit dhe Sheshelit, i cili tani po i kërcnohet Kosovës me 1000 ushtarë special dhe me 3 miga të ndryshukr rus, që mund të rrzohen për 2 minuta. Mdje jo vetëm Shesheli por edhe disa oficerë ncistë serbian po kërcnohen se në Veri të Mitrovicës hyjmë për tri orë; në Gjilan dhe rrethinë hyjmë për dy orë. Ndoshta, por a duhet llogaritur se shqiptarët tani për 1 orë e gjysmë, do të hyjnë nga Merdari në Nish, e çka do të mbetet pas një mueji në Kosovë nuk dihet se nuk mirrem me fall e as me kërcnime. Si duket serbianët janë zgjuar nga narkoza dhe prap me hjekësi të Protiqëve, Rankoviqëve e Millosheviqëve e Zhigiqëve, e Ristiqëve të Putinit po kërcnohen. Por, megjithë këtë, Dr Stojan M. Protiqi ia ka arritur ta trazojë jo vetëm Këshillin e Evropës, por ka arritur t` i bindë edhe shumë “koka’ në SHBA sa ishte atje ambasador, se e ka përpiluar një raport realist. Dhe kur u kuptua se Ambasadori dr Stoajn M. Protiq ka gënjyer, makineria qevriatare e Beogrdit në një mjegullim total histerik, historianin Stojan.m. Protiq e pushoi nga puna , kuptohet për ta mjegulluar pazarin. Këtu diku pushon akuza kundër Hashim Thaçit etj. e cila është vetëm një trillim serbian me “byrek’ të prokurorit P. Barajberi dhe nja TRE lakejëve të tij sllavokomunist. E tërë kjo targjikomedi është shfaqur në mënyrë konkave në Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, jo me skenar të pastër rus, por me intriga të shkollës vjetër të radikalëve të Ballkanikusit, Pashiqit, Mihajloviqit, S. Jovanoviqit, S. Moleviqit, Sheshelit, Dr Stojan M. Protiqit dhe disa lakejëve që e shoqërojnë nepër televizoinet shtetërore të Serbisë, por edhe të Kosovës!!!.
Së kënejmi HashimThaçi nuk duhet të frikësohet prej aksujt. Por, të gjithë ata që kanë trilluar kundër UCK-ës duhet të frikësohen prej drejtësisë që do të ngadhënjejë. Dhe për mos me triumfuar ajo drejtësi lakejtë e Beogradit dhe Kremlinit, nuk do të lënë guri pa lëvizur, tani për tani, për t` i mjegulluar akuazat me “gelqere”, sepse ka filluar ta ua djegë frytet bryma verore, malarja e krizës ekonomike dhe politike, duke e brejtur përbrneda njera tjetrën si forca ideologjike, deri në vedjken totale, që do të ngjan publikisht më 2019. Koha punon për Republikën e Kosovës, por establishmenit politik shqiptar, duhet t` i pret sopata në një vend, kur janë në pyetje çështjet e drejta civilizuese.
Ekipi që e ka kurdisur akuzën kundër drejtuesve të UCK-ës me qëllim të nivelizimit (minimizimit) të krimeve serbe në Bosnje dhe Kosovë (1991-1999), e kanë këtë adresë në të cilën kanë punuar: Dr Stojan M. Protiq(nip i kriminelit Milln Protiq i quajtur “Ballkanikus” vrasës ordinerë i shiptarëve, kreator i Miliq Kërstës, Punisha Raçiqit, Toma Popoviqit, Mihajllo Ceroviqit 1919-1923…) si iniciator dhe kreator i gënjeshtrve, Karlla Del Pointe (zvicrane, prokurore në Tribunalin e Hagës, Pavao Barnabieri një hetues Peruan, prokuror që e hulumtojë Srebernicën dhe pastaj makineria serbiane e solli në Veri të Kosovës, ku i kurdisi ilegalisht me mija gënjeshtra që sot pushojnë në Fondin e Tribunalit Hagës, dhe të konvertuara në Gjykatën Speciale raciste kundër shiptarëve, por që ka deshtuar në çdo pikë të kauzës. Dhe, mu për këtë nuk po kanë kah t` ia fillojnë; po presin mos po ndodhë ndonjë tollovi në Kosovë dhe pastaj t` nxierrin këmbët duke i përvetësur 350 000 000 euro , e Barabieri? E Dik Marti-zvicran me 10 gjykatësit e sa nëpunës tjerë nuk dihet. Tërë kjo rrjetë është paguar mirë nga pushteti neofshist serbian dhe rus në stilin “in finitio”, edhe pse ka vite që janë pensionuar.
Sipas hulumtimeve të mia, Pavao Barabieri një kohë ka punuar pas pensionimit në Londër si profesor , por tash i është humbur çdo gjurmë, sepse sikurse Stojan Protiçi është bërë e ditur (!!!!) se si kanë manipuluar me “krimet” e trilluara ndaj shqiptarëve. Ta themi edhe këtë, se dr Stojan M. Protiq për çdo javë është panelist në një televizion neofashist në Beograd, ku i thurë oda dhe lavdata gjyshin parafashist, që në faktë është përgjegjës dhe i burgosur në kohën e tij për shumë krime si radikal dhe ideolog i krijimit të kampeve të përqëndrimit kundër shqiptarëve. E vërtetë Dr Stojan M. Protiqi sot duhet të paditet se është ideator edhe i bartës i kufomave shqiptare deri në Danub më 1999. E kur të fillojnë hetimet, ky do ta zbulojë tërë ekipin e tij prej makiavelisti. Politikanë shqiptar mos u frigoni., veproni në ekip, por me dituri dhe me kuadro të guximshme që nuk e urrejnë asnjë popull. Unë nuk i frigohem së vërtetës, ja ku jam politikan pa dituri e me pushtet të fituar me intriga. Vet e keni siellë Kosovën në defanzivë,me fusnota, me biseimet falso në Vjenë e Bruksel, gjithnjë nga kaudrot që lëvdohen në mëhallat e tyre, si dhe kopeve që u përplasen pas. Mjerë ky popull që iu ka besuar./Prof. dr Hakif Bajrami

Më 2 tetor 2018 Prishtinë-Tropojë
radiokosovaelire.com/prof-dr-hakif-bajrami-kush-e-kurdisi-tregtine-me-organe-njerezore-kunder-uck-se-ii/

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close