28 Vlora nga Kosova vizitojnë qytetin Vlorë

Loading...

ATSH/- “Të gjitha ne kemi një histori të emrit që mbajmë dhe çfarë na bashkon është krenaria” ishin këto fjalët e 28 Vlorave nga Kosova, të cilat u pritën në një takim nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Vajzat nga Kosova ndodhen në qytetin bregdetar nga i cili kanë marrë edhe emrin për një vizitë dy ditore në Vlorë. Në këtë udhëtim të veçantë interesante ishte edhe pjesëmarrja e një vajze të vogël vetëm gjashtë muajshe.

Gjatë takimit në bashki ato shoqëroheshin edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ky është ndër aktivitet e para që ka organizuar Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të Festës së Flamurit.

Në qëndrimin e tyre në Vlorë 28 vajzat vizituan edhe Muzeun e Pavarësisë.

Udhëtimi është vazhdimësi e 40 Sarandave në Sarandë, ndërsa bëhet e ditur se edhe në të ardhmen do të realizohen udhëtime të tilla.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close