“American Music Awards” me plot shqiptare

Loading...

ATSH/ – Përpara ceremonisë vjetore të American Music Awards, abc NEWS ka lajmëruar se kush do jenë yjet që do prezantojnë eventin e madh muzikor.

Eventi do të mbahet mbrëmjen e sotme në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, SHBA.

Një mori personazhesh të famshëm do të moderojnë AMA-s dhe përfshijnë disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë, televizion dhe film.

Më parë u lajmërua se një nga prezantueset do të jetë Rita Ora, ndërsa vjen edhe lajmi se midis tyre është dhe Bebe Rexha.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Ndërsa Dua Lipa pritet të perfomojë në AMA-s dhe paralajmëroi se do të vijë plot supriza.

Midis yjeve që do prezantojnë janë The Chainsmokers, Normani, Rita Ora, Sara Gilbert, Macaulay Culkin, Billy Eichner, Amber Heard, Heidi Klum, Tyra Banks, Busy Philipps, John Stamos dhe Constancewu.

Kurse personazhet që do performojnë janë Taylor Swift, Camila Cabello, Cardi B, Mariah Carey, Halsey, Jennifer Lopez, Ella Mai, Shawn Mendes me Zedd, Carrie Underwood, Khalid, Ciara, Post Malone dhe shumë të tjerë./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close