Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Arkivisti spanjoll:Dokumente të rralla të cilat mbreti i Aragonës, ia dërgoi Skënderbeut

ATSH A.ALLA/ – Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike erdhi sot për studiuesit dhe të pranishmit e interesuar mbi historinë dhe fakte mbi epokën e heroit tonë tonë kombëtar Skënderbeu nga këndvështrimi i arkivistit të Kurorës së Aragonës në Spanjë Alberto Torra Perez si një figurë shumë e rëndësishme dhe në kontekstin e politikës së Aragonës së viteve 400.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare arkivisti i Kurorës së Aragonës në Spanjë Alberto Torra Perez u shpreh se ,”ligjërata ime ka të bëj marrëdhëniet midis mbretit të Aragonës Alfonso V dhe jo vetëm për Shqipërinë e Skënderbeut por për të gjithë politikën Lindore.Gjithashtu do flas për dokumentet që kemi dhe çfarë përmbajnë ato si dhe për tipat e dokumentave që kemi në arkiv”.

”Dokumentat e arkivit janë dokumentat e mbretit të Aragonës që i dërgoi tek Skënderbeu dhe princërit e tjerë të momentit. Këto dokumenta janë të ndryshme, janë dokumenta direkte për Skënderbeun, por edhe letra të mbretit tek i dërguari i tij në Shqipëri,ose këshillat e mbretit tek ambasadori i mbretit Alfonso në vendet e tjera”, tha Perez.

Ai shtoi se ,”Skënderbeu është një figurë shumë e rëndësishme dhe në kontekstin e politikës së Aragonës së viteve 400.Skënderbeu ishte shumë i zoti të ndërhynte tek turqit ,por edhe mënyra e Alfonsos për të pasur një pikë mbështetje në Europën Lindore”.

”Dokumentat mbi Skënderbeun janë të njohura për studiuesit, pasi janë dokumente të publikuara disa vite më parë.Ka dhe dokumenta të tjera që nuk janë publikuar më parë,ku Skënderbeu është një figurë e rëndësishme ,ndoshta më e rëndësishmja kjo pasi ai bëri një aleancë me mbretin Alfonso. Ka patur dhe akorde të tjera me mbretër të tjerë ,por aleanca e Skënderbeut ishte shumë efektive”,përfundoi arkivisti spanjoll Alberto Torra Perez.

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit.

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close