Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

As hetimet nuk po e ndalin “valën” e madhe të veteranëve, që përfitojnë financiarisht nga buxheti i shtetit.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se gjatë muajit të fundit janë paguar pensionet e mbi 38 mijë veteranëve. Nga janari e deri në shtator të këtij viti numri i veteranëve është rritur për 1400, përderisa për pensionet e tyre vetëm për nëntë muaj janë shpenzuar mbi 57 milionë euro.

As hetimet e Prokurorisë së Shtetit, madje as ngritjet e aktakuzave nga këta të fundit nuk po e ndalin “valën” e madhe të veteranëve, që përfitojnë financiarisht nga buxheti i shtetit.

Muajin e kaluar (shtator) numri i veteranëve që kanë përfituar pensione ka arritur në 38.184, duke u rritur për rreth 1400 vetë brenda një periudhë nëntëmujore, përkatësisht nga janari në shtator 2018.

Vetëm për këtë periudhë kohore, janar –shtator 2018, mbi 57 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti për pensionet e veteranëve./RTKLive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close